Albert Kamy: Një vend vlen aq sa vlen shtypi i tij...
NGA : ARDIAN MARASHI Albert Kamy e nisi jetën aktive pro-fesionale si gazetar, në Algjer, kur sapo kishte përfunduar studimet për filozofi. Qysh në atë kohë ai u shqua për vështrimin e mprehtë dhe për guximin qytetar. Cikli i katër reportazheve të tij, me titull Mjerimi i Kabilisë, ku ai paraqet me nota të gjalla e të forta situatën e mjeruar në të cilën regjimi kolonial e kishte lënë malësinë e Kabilisë, mbahet si një ndër krijimet më kuptimplote të djaloshit Kamy. Në vazhdim, në momentin që vendoset përfundimisht në Francë, Kamy e nxjerr jetesën me penën e gazetarit, në të përditshmen pariziane Paris-Soir, kurse gjatë luftës dhe menjëherë pas kësaj ai drejton gazetën Combat, ndërsa më pas e gjejmë në gazetën L’Express. Kamy e donte gazetarinë jo thjeshtë për faktin se ajo e mbante të lidhur me aktualitetin, por sidomos për shkak të mundësisë që i jepte gazeta për t’i shprehur idetë e tij pikërisht në momentin kur ato ishin