Albert Dyrer i hershëm, rivjen mjeshtri i madh
200 eksponate të piktorit Albrecht Dyrer, ekspozon muzeu kombëtar gjerman në Nyrnberg, prej datës 24 maj deri me datë 2 shtator. Ekspozita që ka kushtuar dy milionë euro mban titullin ‘Dyrer i hershëm’. Që në hyrje të ekspozitës të tërheq vëmendjen një objekt në mermer i skulptorit Salomon Beer, vepër e vitit 1882 komplet e bardhë, që prezanton Dyrer-in, artistin e parë gjerman i cili edhe i gjallë ka qenë i famshëm në të gjithë Evropën. Kjo skulpturë e ka origjinën në një vizatim që paraqet Dyrer-in në moshën 13-vjeçare me një kapelë në kokë. Ky autoportret i Dyrer-it dhe skulptura hyjnë si të themi në një dialog me njëri tjetrin dhe me atë që e vështron. Kjo ekspozitë do të paraqesë veprën e hershme të artistit deri në vitin 1505. Një pjesë e saj i kushtohet ambientit social në të cilin është rritur Dyrer, i lindur në vitin 1471. I ati i tij, me profesion argjendar dhe emigrant nga Hungaria, shumë shpejt arriti të krijojë një rrjet social. Këto ishin kontaktet prej t