Posts

Showing posts from January 29, 2013

Marguerite Duras, Letrat e dashurisë për Yann-in

Image
Mmargarite “Vera ishte e keqe, nuk pihej. E pimë. Pastaj ju u kyçët gojën sikur po kërkonit të gjenit se si të ma thonit atë që kishit për të më thënë”. Këto rreshta, i shkroi në një pusullë për Yann Andrean, aktorin që e kishte njohur gjatë xhirimit të filmit “Agatha”. Teksa mundohej të fuste aktorin kryesor të këtij filmi brenda rolit të krijuar prej saj, padashur Duras e afroi atë më shumë me veten. Ajo qëndron pas kamerës dhe e përdor atë si një mjet për ta zotëruar dhe sunduar aktorin kryesor, i cili i hedh hapat e parë me vështirësi. Ajo sillet autoritare ndaj tij. “Ec kështu, shih tek unë, mos u shtir kurrë, shih vetëm tek unë, unë jam kamera”. Marguerite e drejton Yann-in, e tjetërson, duke e bërë të futet me mish e me shpirt në imagjinatën e saj. Kur të gjithë largoheshin nga sheshi i xhirimit, ata të dy mbylleshin në dhomën e errët, duke dëgjuar detin, duke bërë dashuri e duke biseduar. Por, lumturinë e suksesit të filmit më 1981 ajo nuk e shijoi, pasi është vrarë n

Kadare, ngadhnjyesi i epokave dhe mendësive

Image
Ismail Kadare vazhdon të mbetet sfidues. Koha dhe ai rendin. Përreth, shtjella mendësishe dhe mllefesh, inatesh dhe xhelozishë, kuturisin refuzimin për të.   Kolegë dhe lexues janë ndarë në kampe. Pjesa më e madhe është vendosur në transhenë e kundërshtarëve. Gjithnjë ka zjarr në këtë front. Ai vazhdon të jetë në mes. Vepra e tij   gjithashtu ndërkallet dhe shugullon përmes kësaj atmosfere “tymi” dhe “baruti”. E prapseprapë ai është aty, në mes, duke ecur. Krah për krah vepra dhe fama e tij. Edhe në këtë 77-vjetor të lindjes ai është këtu. Na ofron papushim lëndë për të kumtuar. Dhe rend me anatemën e njeriut dhe shkrimtarit.   Të hënën, Ismail Kadare, njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, mbushi 77 vjet. Kadare u lind më 28 janar 1936, në Gjirokastër. Është fakt se që nga vitet e 60’a Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit shqiptar. Ismail Kadare është autor i shumë poezive e prozave, laureat i shumë çmimeve kombëtare, disa h

Të paktë janë ato grekë që mendojnë dhe deklarohen ndryshe, nga sa Kristo Papas, guxoi t’ua thoshte shqiptarëve nga një dritare mediatike shqipfolëse

Image
Kristo Papas, greku që guxoi tua thoshte shqiptarëve se Deklarimet antishqiptare të një personazhi të rëndësishëm të Greqisë fqinje në një televizion shqiptar, ndonse është pritur dhe përcjellë me ngarkesë të lartë irritimi, ajo është në vetvete anatomia e botkuptimit të “fqinjësisë së mirë” të Greqisë me Shqipërinë. Në vetvete, e gjithë çfarë Kristo Papas shtoi nëpërmjet kësaj intervistë është një e vërtetë, e cila gjallon në klasën politike greke, edhe përtej, por për hir të konjukturave ajo i fsheh këmbët si gjarpri. Kristo Papas ishte i sinqertë në gjithë atë që tha, sikundër dhe pritshmëritë nuk kishte pse të ishin ndryshe. Fundja kjo është optika me të cilën fqinji ynë sheh Shqipërinë. Të paktë janë ato grek që mendojnë dhe deklarohen ndryshe, nga sa Kristo Papas, guxoi t’ua thoshte shqiptarëve nga një dritare mediatike shqipfolëse.   Deputetit neonazist grek i partise "Agimi i Arte", Kristo Papas, duke folur gjate nje interviste per emisionin "60 Gra