Posts

Showing posts from December 19, 2012

Tinka Kurti, aktorja që ngjit vitet pa zbritur nga skena

Image
Ajo nuk ka të ndalur. Rolet e saj vazhdojnë të jenë gjithnjë befasuese. Me zemër dhe me shpirtë ajo është aty në skenë, pa vendosur ende të zbresë edhe pse vitet e kanë ngjitur atë në 80-tëshe. Portreti i saj është një muz e stampuar në përjetës si imazhi i nënës. Brazdat dhe sytë që struken nuk ja ndalin shkëlqimin. Ajo na magjeps. Çfarë është arti për të? “Është ushqimi im. Oksigjeni. Unë kam mësuar shumë nga mësuesit e mi, nga paraardhësit e mi. Arti është kolektiv, nuk është individual. Është autori i dramës, komedisë, është regjisori, aktorët, skenografi, grimi, kostumografi, muzika etj… Pra në çdo dramë suksesi nuk është individual, por kolektiv”, shprehet Kurti. Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947-n u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e

Woodrow Wilson, pa të Shqipëria çfarë do të kish qenë

Image
Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tri javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i presidentit Wilson për botën, roli i shqiptaro-amerikanëve dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që do të rikonfirmonte pavarësinë e Shqipërisë. Kur i hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore, në vitet 1919-1920, dhe vendimit të Woodrow Wilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Ndoshta   një pjesë e fatit të Shqipërisë u mbrujt kur presidenti Wilson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që, sipas historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij  

“The Independent”: Ismail Kadare, Franc Kafka i këtij brezi

Image
“Ismail Kadare është Kafka i këtij brezi”, shkruante dje “The Independent”, duke e vlerësuar letërsinë e tij si komedi të zezë, të padepërtueshme dhe të thjeshtë më tej deri në pikën më të errët. Gazeta prestigjioze risillte në vëmendje sërish temën e shumëdebatuar të Kadaresë para 1990-ës, pa harruar t’i japë notë maksimale letërsisë së tij. Çështja e zgjatur në lidhje me qëndrimin e tij politik në Shqipëri gjatë viteve të Enver Hoxhës, disident apo i lumtur me regjimin, është gjithnjë interesante. Kadare është më shumë i shqetësuar për natyrën e tregimit dhe rrjedhshmërinë e gjuhës sesa për politikën. Puna e tij ka lëvizur në kohë, që nga Egjipti i lashtë e deri në vitet post-Hoxha, por romani i ri i tij e kthen atë në temë, edhe pse nuk është fiks koha e librit të tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që mori jetë në vitin 1960 dhe “shqetësohej” për riatdhesimin e trupave italiane të vdekur në tokat shqiptare. Ngjarjet në “Rënien e qytetit të gurtë” (titulli shqip:

Ardita Statovci, “Femra e bukur është margaritar. Femra e bukur dhe e mençur është thesar”

Image
  “Femra e bukur është margaritar. Femra e bukur dhe e mençur është thesar”, u tha në koncertin solistik, fjalë të cilat iu dedikuan pianistes Ardiana Statovci, sa për të treguar madhështinë e performancës së saj të hënën mbrëma. Pianistja kosovare, e cila jeton prej vitesh në Salzburg, për herë të fundit kishte përformuar në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar duke iu përgjigjur një ftese të “Fondacioni për nënat dhe foshnjat e shëndosha” për një koncert bamirësie. Një vit më vonë ajo u kthye sërish në Prishtinë. Ardita Statovci, pianistja nga Kosova, e cila pasi fitoi një mori çmimesh e bursash ndërkombëtare, dhe zuri një vend të rëndësishëm në muzikën serioze botërore, të hënën mbrëma në sallën ku ajo si fëmijë kishte luajtur tingujt e parë të karrierës së saj tashmë shumë të suksesshme, iu rikthye publikut kosovar i cili e ka dashur dhe e ka përkrahur që nga fillimi, me një përformancë njëorëshe, që përmbante vepra të përformuara për herë të parë para publikut kosovar.

Romani "Sillini Trupat" e Hilary Mantel shpallet libri i vitit

Image
Një tjetë grua hyn furishëm në mbamëndjen e letërsisë bashkëkohore. Pas “50 Nuancat e të Hirtës” është britanikja Hilary Mantel, dhe romanit të saj “Bring Up the Bodies” (Sillini Trupat) që rrëmbeu çmimin si libri i vitit. Fundi i viti zakonisht nënkupton që të gjitha mediat relevante botërore të publikojnë top-listat e tyre të librave më të mirë që u botuan gjatë vitit që po e lëmë pas. Sipas mendimit të kritikëve të shumtë letrarë, ky titull sivjet i takon shkrimtares britanike, Hilary Mantel, dhe romanit të saj “Bring Up the Bodies” (Sillini Trupat). Para se t’i hyjmë parafytyrimit të dëshirave të Vitit të Ri - të cilat ka shumë gjasa që nuk do të mund ta na realizohen fare, të gjithëve në fund të vitit 2012 na jepet rasti që t’i rrumbullakojmë gjithë ato ngjarje që i karakterizuan 12 muajt e kaluar. Kjo mundësi sigurisht që nuk anashkalohet as nga bota letrare. Në vitin 2012 tek ne u lexuan deri diku librat e zakonshëm, e në botë shumë më tepër se librat ‘normalë’, duke