POETI GJENIAL: PORTRET I GEORG BÜCHNERIT
Para 200 vitesh lindi njëri nga poetët gjenialë gjermanë, Georg Büchner. Emri i tij kujtohet sot me dhënien e çmimit më të rëndësishëm letrar gjerman. Büchner shkroi pak, por dramat e tij luhen ende në të gjithë botën. Georg Büchner, skicë me laps e August Hoffmannit (1833) Me nocionin e gjeniut duhet vepruar me kujdes. Por bota akademike është e një mendimi në këtë pikë: Poeti Georg Büchner, i lindur 17 tetor 1813 mund të cilësohet si njëri nga gjenitë e kulturës gjermane. Me rastin e 200 vjetorit të lindjes së poetit, Gjermania e kujton shkrimtarin gjenial me një jetë shumë të shkurtër përmes shumë aktivitetesh, madje muaj para datëlindjes së tij. Shkrimtari gjerman, Peter Schneider në një intervistë për radion gjermane "Deutschland Funk" e kujton Büchnerin si një shkrimtar gjenial. "Ai ka krijuar kaq shumë, madje edhe tekste që nuk kishin të bënin me politikën. Një jetë e prerë shumë herët, një gjeni i papërfytyrueshëm. Madje nuk mund të kuptosh se kur ia