Posts

Showing posts from July 14, 2015

Gustav Klimt, pasioni në penelin e këtij bohemi të pikturës

Image
Albert Vataj, publicist dhe gazetar Nga Albert Vataj Gustav Klimt do të mbamendet në historinë e artit ndër më të kurajshmit bohem të pikturës. Biri i një argjendari të pafat do të qëndiste me ar dhe zjarr penelatash të epshme përvojat dhe përjetimet më të zellshme të gjakut dhe kurmit. Klimt ndryshoi simbolikën tradicionale të deriatëhershme, ose më saktë e pasuroi atë duke e përjetësuar seksin dhe epshin me elementë dhe shprehës më cytës, gjithnjë brendandjesor dhe shpërthyes. E lartësoi si pakkush tjetër deri asokohe femrën, duke e zhndërruar atë në një simbolikë qëndore të universales. Ai e ngërthen në themel të gjithçkasë dhe e pjesëmerr në çdo ngjizje amshimi. Depërton brenda saj jo vetëm seksualisht. Rrëmon në fundin e kësaj qënie dhe gjen kuptimin e shumëçkasë dhe nuk druhet t’ia kumtojë botës si një zbulim. Në një shumësi punësh ai i'u kushtua trupit të gruas, spariherë si energji përtëritëse dhe si mjet komunikimi estetik. Kjo epërsi, ky dominim i femrës,