Nik Xhelilaj beson te dashuria me shikim të parë
Aktori me 29 vjeçar Nik Xhelilaj duke qenë protagonist në disa filma, është padyshim një prej talentëve të rinj shqiptarë, i cili tashmë po i ngjit me sukses shkallët e karrierës së tij si aktor me famë. Të ardhmen e tij e sheh në Shqipëri, ndërsa pikësynim mbetet teatri. I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” me regji të Piro Milkanit. Në vitin 2009, është sërish protagonist në filmin "Alive”- (Gjallë) me regji të Artan Minarollit. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari” të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. Ai ishte në mesin e 10 talentëve të aktrimit evropian që u nderuan për punën e jashtëzakonshme në filma në kuadër të Festivalit të Filmit në Berlin. Për këtë film, ai është vlerësuar me çmimin "Aktori më i mirë&quo