Pse është e veçantë puna regjisoriale e Elma Doresit?
Shkrim nga Haqif MULLIQI Barazimi i vizionit dhe i një shprehje regjisoriale Ka shumë vite që, këtu tek ne, në mbarë hapësirën kulturore shqiptare, zhvillohet një debat për të cilin nuk e dimë as ku e ka fillimin e as kur do ta ketë fundin – mbi ekzistimin apo mosekzistimin e dramës shqiptare, mbi vlerat e saja, e kështu me radhë. Bile, me saktësi askush nuk e di as atë se përse u iniciua ky debat i cili rëndom udhëhiqet nga njerëz që nuk marrin shumë erë nga drama dhe teatri. Nejse, kështu është në shoqërinë tonë të gjithëdijshmëve injorant. Por se, këto debate shterpë dhe pa fije kuptimi, në fakt sikur bien në ujë nga një krijuese e re dhe jashtëzakonisht e talentuar, nga një krijuese e cila, madje edhe nga tekstet që, ndonjëherë nuk ofertojnë shumë bënë shfaqje që janë emblemë në teatrin bashkëkohor të Shqipërisë – pra, Elma Doresi. Mirëpo kjo nuk do të thotë se gjithçka që ka inskenuar, që është duke inskenuar apo edhe që do ta inskenoj kjo regjisore e cila, si