Pakohja e gjithmonshme e lirikut tragjik Frederik Rreshpja
Nga Albert Vataj Sot mbushen 9 vite, që atë ditë të cergët shkurti të vitit 2006, ditë kur u këput të gjallët e lirikut tragjik Frederik Rreshpja. Në 66-vitet e jetës së tij, siç e pohuar më 1998-ën: "... kam qenë gjithmonë i braktisur. Kam kaluar nga një braktisje në tjetrën". Në raste të tilla, thotë Ismail Kadare në një kapitull kushtuar Fredit në "Mëngjeset në Kafe Rostand"; mendimi i parë që të vjen lidhet me ndjesinë e fajit. Faji i vendit ku lindi, i vetë kohës, i një pjese të saj. Koha ka qenë jo e mëshirshme për Frederik Rreshpjen. Pasi ia mbylli herën e parë portat e saj, e sprapsi për herë të dytë, atëherë kur nuk pritej. Në poezinë e tij i kthehej e i rikthehej disa herë kohës. Jo për të marrë më të mirën, as për t'iu hakërryer: ç'ke që më spraps, por thjeshtë për t'i kushtuar një gjendje: marrëdhënien e tij me të" citon Kadare Ky mishërim i së ithtës, i kujës dhe trishtimit, kjo gjënezë ndjeshmërie e formësuar nga tradit