Posts

Showing posts from March 15, 2013

Nudot më të shtrenjta në botë

Image
Nudot nuk janë pa gjë! Shpesh herë këto piktura kapin vlera marramendëse. Një pikturë nudo gjithmonë ngjall interes dhe kryesisht nudot më të suksesshme në botë janë ato femëroret. Ndër të vetmet nudo të seksit tjetër që ka bërë histori në artin figurativ është ajo e piktorit Mikelaxhelo. Thonë që vepra të tilla arti janë të paçmueshme, por ne ju prezantojmë me disa nga nudot më të njohura dhe më të shtrenjta të të gjitha kohërave.   ‘Nu assis sur un divan (la belle Romaine)’ - Amedeo Modigliani Amedeo Modigliani, një artist italian me origjinë hebreje, pati një jetë jo të zakontë. Edhe pse ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, ai arriti të krijonte disa punë jashtëzakonisht të dëshirueshme siç është edhe kjo pikturë. Realizuar në vitin 1919, me një stil mjaft unik, doli në ankand në vitin 1999 dhe u ble për 16.770.000 dollarë.    ‘Naked Portrait with Reflection’ dhe ‘Benefits Supervisor Sleeping’ - Lucien Freud Lucien Freud është një ndër artistët e ditëve

Fëmijë opo karrierë, është koha për të vendosur

Image
Bashkërendimi i punës dhe i jetës familjare është i vështirë, por jo i pamundur.Gradualisht kompanitë gjermane po e kuptojnë që janë më tërheqëse për punonjësit me modele fleksibile të kohës së punës. Kush dëshiron të ngjisë shkallët e karrierës duhet të zhytet në punë, të punojë jashtë orarit për të bërë përshtypje më të mirë te shefat, të bëjë specializime jashtë vendit etj. Fatkeqësisht, këto hapa korrespondojnë me periudhën në të cilën njerëzit mendojnë për krijimin e familjes. Veçanërisht për gratë ambicioze, ky është një problem gati i pazgjidhshëm: fëmijë opo karrierë. Edhe dikush që kujdeset për të afërmit e sëmurë, është në një dilemë të ngjashme. Gradualisht kompanitë po e kuptojnë që janë më tërheqëse me modele fleksibile të kohës së punës për punëtorët e mirë. Nga një situatë e tillë mund të përfitojnë të dyja palët. Tërheqëse për të dyja palët Robert Bosch GmbH prodhon pajisje për industrinë e automobilave dhe ka më shumë se 302.000 të punësuar. Në kompani, ka

Evropa nen morsen e varferise, situata me kritike qe prej Luftes se Dyte Boterore

Image
Kryqi i Kuq shpërndan në Evropë më shumë ndihma se kurrë që prej Luftës së Dytë Botërore. Kriza ekonomike ka si pasojë varfërinë masive. Veçanërisht dramatike është situata në Bullgari dhe Spanjë. "Edhe njerëz nga shtresa e mesme, të cilët në familjet e tyre kanë humbur një ose dy vende pune, kanë papritur nevojë për ndihmën tonë", thotë zëdhënësi i Kryqit të Kuq José Javier Sánchez Espinosa. Për shkak të varfërisë në rritje, Kryqi i Kuq shpërndan ndihma ushqimore në plot 20 vende anëtare të BE-së. Vetëm në Spanjë, tre milionë njerëz jetojnë me këto ndihma. Nga organizata humanitare ata marrin jo vetëm ushqime, por edhe ndihma financiare për të paguar qiratë dhe faturat e ujit dhe të energjisë. Pasojat sociale të krizës ekonomike shqetësojnë edhe Komisionin e BE-së. Për këtë arsye Presidenti i Komisionit José Manuel Barroso, do të tematizojë pasojat e krizës në samitin e pranverës të BE-së. Sipas një raporti të Komisionit, nga rreziku i një varfërie afatgjatë janë t

Barack Obama në 'mjegullën' e Lindjes së Mesme

Image
Vizita e parë si President e Barack Obamas në Izrael, në Bregun Perëndimor dhe në Jordani, nuk do të arrijë diçka të rëndësishme shkruan Robert E. Hunter. Nga pikëpamja e politikave të SHBA-së arysetimi është më se i qartë, por më pak e qartë është sa sa mbështetje do t'i tregojë Izraelit për disa çështje që e shqetësojnë këtë të fundit, si: soliditeti i Traktatit të Paqes me Egjiptin i nënshkruar në vitin 1978, rreziku i zgjerimit të konfliktit sirian dhe rritja e fuqisë atomike të Iranit. Si Izraeli edhe SHBA-ja i trëmben kalimit të 'vijës së kuqe' nga Irani. Për Obamën asnjë nga këto çështje të rëndësishme nuk ka ndikim në politikat e brendshme, ndaj ai dhe stafi i tij i ri i Departamentit Shterëror të Mbrojtjes janë duke punuar për të mbajtur një qëndrim të qartë kur të shkojnë atje. Por nuk është e qartë nëse ky udhëtim do të çojë në ndryshime radikale sa i përket çështjeve kyçe në të cilat është i përfshirë Uashingtoni me aleatët e tij. Zgjidhja e problemi

Papa dhe hija e gjatë e diktaturës

Image
Aktivistët e të drejtave të njeriut e kritikojnë papën e ri për mungesë distancimi ndaj regjimit diktatorial në Argjentinë, në vitet 70-të. Por dëshmi për këto pohime nuk ka. Jo të gjithë argjentinasit janë të kënaqur me papën e ri. Presidentja e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner e ka uruar me vonëse dhe me tone të ftohta papën e ri për zgjedhjen në këtë post, gjë që edhe pritej. Presidentja me synime populiste dhe papa i ri konservator nuk kanë qenë kurrë në ndonjë miqësi politike. Kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen. Të tjerët kanë jo vetëm disa rezerva ndaj zgjedhjes së Papa Françeskos, por mendojnë madje se kjo zgjedhje ishte e gabuar. "Ne kemi menduar në fillim se po bëhej fjalë për ndonjë shaka. Zgjedhja e tij për ne nuk është e mirë", thotë Graciela Lois, nga organizata e të burgosurve dhe të zhdukurve për shkaqe politike. Graciela Lois dhe aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut pohojnë se Françesko ka qenë tepër i afërt me regjimin diktat