Posts

Showing posts from March 11, 2013

Serialët turq "pushtojnë" televizionin grek

Image
"Sila", "Vajza që kam dashur", "Sulejmani i madhërishëm" janë disa nga serialët turq, që kanë pushtuar zemrat e grekëve: kuota e shikueshmërisë për këto serialë është mbi 40 për qind. "Më vjen keq por tani nuk mund të flas, pas pak fillon "Sulejmani i Madhërishëm" - këtë fjali e ka dëgjuar shpesh kur ka dashur të lërë takim me dikë, tregon Vicky Bechraki. Arkitektja 40-vjeçare nga Athina në fillim tallej me vëllezërit, shoqet dhe prindërit e saj, që shihnin rregullisht në televizionin grek serialet turke. Por dikur edhe ajo vetë nisi të shihte seri dhe që prej një viti çdo mbrëmje në orën 9 pret historitë aventureske plot intriga dhe zhvillimet e reja në dashurinë plot pasion mes Sulejmanit, sundimtarit turk në shekullin e 16-të dhe Ruksanës, skllaves së krishterë në haremin e tij. "Ky prodhim është shumë më i mirë se serialët grekë të këtij lloji. Duhet pasur parasysh edhe se kanalet greke aktualisht ritransmetojnë serialë

Austria dhe Hitleri.Ishte Austria viktimë apo bashkëfajtore?

Image
75 vjet pas të ashtuquajturit "bashkim" me Gjermaninë e Hitlerit, Austria diskuton për përgjegjësinë e saj historike. Kjo ka rëndësi të veçantë në sfondin e tendencës për "lënie pas" të së kaluarës. 11 mars 1938, ora 19:47: Kurt Schuschnigg mban fjalimin e tij të fundit si kancelar i Austrisë. "Zoti e mbrojttë Austrinë", ishin fjalët e tij të fundit. Hitleri kishte bërë shantazh ndaj Austrisë: ose qeveria do të jepte dorëheqjen ose trupat gjermane do të pushtonin Austrinë. Presidenti austriak Miklas dhe kancelari Schuschnigg e dinin se qendresa ishte e kotë. E nesërmja, 12 mars 1938 do të shënonte fundin e shtetit të Austrisë. Në orën tetë të mëngjesit në Austri marshuan trupat e ushtrisë së tetë të Vermahtit (Wehrmacht) gjerman. Pak para orës 16, autovetura e Adolf Hitlerit kalonte kufirin në Braunau am Inn, ku ai kishte lindur në 1889. Qendresë nuk pati, por në këmbim shumë brohoritje. Adolf Hitleri duke hyrë në Braunau Vullnetarisht, apo m

Sfidat e bashkëjetesës multikulturore në Berlin

Image
Të huajt që shkojnë në kryeqytetin dinamik të Gjermanisë nuk priten gjithmonë me krahë hapur. Jonathan Gifford zbulon një ndjenjë në rritje kundër të huajve tek vendasit. Berlini është i njohur pët grafitit e shumta të pikturara pothuajse në çdo pjesë të tij. Në murin e një bari mjaft popullor dikush ka shkruajtur me një shkrim të çuditshëm "hidh granatën". Nuk është një ide e mirë që të lexohet çdo grafiti, por mesazhi i nënkuptuar duket se ishte "të ardhurit nuk janë të mikpritur". Ka disa arsye se pse e interpretova në mënyrë të tillë këtë grafiti. Bari gjendet në Prenzlauerberg, shumë afër me distriktin qëndror të Berlinit, Mitte. Më përpara ka qenë një zonë ekskluzive dhe shumë më ndryshe nga gjendia aktuale. Duke ndjekur shenjat Faktori i dytë pas interpretimit tim është se mes berlinasve të vjetër janë duke u ngritur disa shqetësime që nuk kanë qenë më parë. Ardhja e shumë banorëve të rinj në qytet nga e gjithë bota dhe zona të tjera të Gjermani

Disidentët e spitaleve psikiatrike kërkojnë drejtësi

Image
20-vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, një grup disidentësh letonezë që u dërguan në institucione psikiatrie, presin që diagnoza për ta të shpallet e pavlefshme dhe drejtësia të vihet në vend. Në vitin 1989, kur Perdja e Hekurt filloi të binte, u realizua një nga dokumentarët e parë për horroret e regjimit Sovjetik. Dokumentari 'Disidenti' tregonte historinë e një avokati 53-vejçar, i cili ishte mbyllur për vite të tëra në spitale psikiatrike. Një trajtim i tillë nuk ishte vetëm një rast i izoluar. Që nga fundi i viteve 60' deri në mes të viteve 80' shumë letonezë u diagnostifikuan me sëmundje mendore dhe u mbyllën në spitale për shkak të pikëpamjeve të tyre anti-sovjetike. Sot, diagnozat e tyre nuk janë hedhur ende poshtë. Spitali psikiatrik në Riga Personazhi i dokumentarit ishte Peteris Lazda, sot 77 vjeç. Ai është ende skizofren, të paktën kështu thuhet në dokumenta. Kjo ishte "diagnoza" pas arrestimit që i bëri KGB në vitin 1978. Lazda