Soela Zani, revista "People" shkruan për fotografen shqiptare
Në veri të Shqipërisë gjendet i fshehur një thesar: gjysmë milioni fotografi për kulturën, modën dhe historinë e vendit. Por imazhet e një bote të zhdukur ngaherë janë të fshehura mirë. Kush i kërkon – shpërblehet. Pietro Marubi mbase as që do ta kishte parë ëndërr që një ditë atij do t’i kushtohej një muze. Po edhe sikur ta kishte marrë me mend, ky fotograf mbase kurrë s’do të kishte besuar sa mirë mund të fshihet muzeu i tij. Artistët në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, na kishin thënë se patjetër duhet të shkojmë atje, në qytetin e Shkodrës, në veri të vendit. Një gjysmë milioni foto-negativë mrizojnë në arkivin e muzeut: kulturë, modë, arkitekturë dhe ngjarje historike nga historia e Shqipërisë prej më shumë se 100 vitesh. Një thesar kulturor! Puna me thesaret është kështu: ato duhet zbuluar. Na thanë se muzeu gjendet në qendër të Shkodrës. Kur arritëm në qytet ishte mesditë, vapa përcëllonte. Qendra ishte e vogël: një rrethrrotullim trafiku, në mesin e të cilit një fontanë