Posts

Showing posts from September 22, 2012

Nëpër magjitë e Shkodrës

Image
Nga Sokol Pepushaj Për ty që nuk e ke vizituar prej të paktën 5 vitesh Shkodrën, duhet të vihesh në kërkim të imagjinatës, në kërkim të rikthimit të kujtesës që të duket se të ka tretur larg, fort larg, në tis të mjegullt vegimesh. Ai qyteti i vakët që flinte sa binte akshami e çohej i përgjumur në mëngjes për tu çapitur deri në akshamin tjeter e per të vazhduar ritualin, tashmë nuk ekziston. Është rilindur Shkodra, është rritur e stolisur, ose, artistikisht, instumentalizuar, siç mund të shprehej me gjuhën e artit muzikanti i famshëm Kujtim Alija, puna e të cilit i ka kaluar prej vitesh jo vetëm kufijtë e Shkodrës, por edhe të Shqipërisë. Dy “VESHKAT” e qytetit, Kisha Françeskane e Gjuhadolit dhe Xhamia e Fushë-Çelës (sot Ebu Bekër) me rastin e 1 vjetorit të Pavarësisë, pra më 28 nëntor 1913, patën një event, unik në botë. Kambanorja u lidh me Minarenë me një konop në të cilin u varën dritat me rreshtin e gjatë të kandilave kuqezi e ku u valëvit Flamuri ynë Kombë

Robert Budina: Filmi në vorbullën pamundësive

Image
Izaura Ndoj Ngjarja zhvillohet në Selanik, ku Saimiri dhe vëllai i tij i vogël, Vini, i emigruar së fundmi nga Shqipëria, përpiqen të integrohen në vendin fqinj, secili në mënyrën e vet, me sakrificat, por edhe arritjet e secilit. Kjo është historia e dy qenieve që përpiqen të gjejnë vetveten në një vend të huaj, brenda vëllazërisë, në një histori dashurie të verbër dhe pa rrugëdalje. Në një intervistë për “Koha Jonë”, regjisori dhe skenaristi i filmit “Agon” rrëfen punën 6-vjeçare për të realizuar këtë film, kastin e aktorëve dhe bashkëpunimin mes tyre, si dhe vështirësitë dhe sfidat që ka pasur ky film. Filmi “Agon” është xhiruar në Shqipëri dhe në Selanik të Greqisë, me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë, ku rolet kryesore u janë besuar një kasti aktorësh të rinj dhe me një trupë teknike shqiptaro-greko-rumune. Në rolin e Saimirit interpreton Marvin Tafaj, i cili është angazhuar në disa role në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Guljem Kotori, i cili interpre

Bledar Laço: Emrat më të spikatur të muzikës shqiptare, në 100 vjet histori

Image
Spektakli i të shtunave, sërish prezent në shtëpitë e shqiptarëve Ilda Lumani Prej vitesh, tashmë e shtuna në televizionin “Klan” ka krijuar traditën e spektakleve muzikore të treshes së suksesshme vëllezërve Laço, Pandi dhe Bledi, si dhe kompozitorit Adi Hila. Projekte që kanë marrë tashmë simpatinë e publikut që i ndjek me fanatizëm, ndërsa një tjetër projekt do të vijë në këtë sezon të ri nën logon “100 vjet muzikë”. Logo që shkon paralel me 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit dhe që do të sjellë në këtë spektakël, sipas regjisorit të tij Bledi Laço, “emrat më të spikatur të krijimtarisë muzikore të një shekulli”. Në fakt, ky program është tejet origjinal dhe çdo detaj i tij ndoshta i vogël për lexuesit e kësaj interviste, në ekran nuk është aspak i tillë e kjo është arsyeja që Laço është pak i kursyer në gjëra konkrete në këtë intervistë. Megjithatë, ajo që pritet janë këngët që kanë bërë epokë, këngëtarët më të mirë të skenës, e gjithashtu mjaft autorë të ndaluar

Pandi Laço: 12 netët e surprizave, në “100 vjet muzikë”

Image
Skenaristi dhe prezantuesi i njohur rrëfen për formatin e ri, si dhe zbulon detaje që do të sjellin netët nga muzika lirike tek ajo rok Ilda Lumani Spektakli i shumëpërfolur “100 vjet muzikë” do të sjellë në 12 netët e tij emra të mëdhenj të muzikës, që nga ajo lirike e deri tek ato të ndaluarat. Skenaristi i 650 mbrëmjeve muzikore dhe prezantuesi i gjithë spektakleve që mbajnë vulën e “Promotor”, Pandi Laço na tregon sesi është konceptuar këtë herë spektakli dhe arsyet që e bëjnë kaq të rëndësishëm në këtë përvjetor të 100-të të Pavarësisë. Ndërkaq, disa kuriozitete për rolin e Laços si anëtar jurie në edicionin e parë të “X Factor”, apo edhe atë të tekstshkruesit të këngëve do ta mësojmë përmes kësaj bisede mjaft të këndshme. Le ta ndjekim. Pandi Laço, një emër, pa të cilin nuk kanë kuptim spektaklet e këtyre përmasave, aq më tepër kur bëhet fjalë edhe për historinë që ka në thelb “100 vjet muzikë”. Si ndiheni në këtë sprovë të re televizive? "100 vjet muzi