"Kush beson, nuk është kurrë vetëm"
Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e kishës katolike: Dy Papë përpilojnë një enciklikë. Enciklika e Papës së ri mbi "dritën e besimit" është në të njëjtën kohë vepra e fundit e Benediktit. "Një enciklikë nga katër duar". Këtë formulim përdori para pak ditësh Papa Françesku me rastin e botimit të enciklikës së tij të parë. Pas prezantimit të dokumentit në Vatikan nga Kardinali Marc Ouellet u bë e qartë se tonin mbisundues kësaj vepre të bërë nga katër duar ia ka dhënë paraardhësi i tij, Papa, që dha dorëheqjen, Benedikti. Vetëm disa pasazhe të lënë përshtypjen se janë plotësuar nga Françesku, pak para se ai të vendoste firmën e vetme me 29 qershor, ditën e festës së rëndësishme të "Pjetrit dhe Palit". Dokumenti 90-faqesh me titullin "Lumen Fidei" (Drita e besimit) trajton raportin me Zotin dhe besimin. Ai është biblik dhe teologjik. Një shembull: "Besimi nuk është strehim për njerëz pa kurajo, por ai i jep dimension jet