Posts

Showing posts from October 9, 2012

Eliza Dushku: Shqipërinë e kam në gjak dhe temperament

Image
Aktorja e Hollivudit flet për lidhjet me Shqipërinë dhe projektet Nuk ka lindur në Shqipëri, gjyshi i saj ka shkuar në Amerikë kur ishte 12 vjeç dhe për herë të parë këtu erdhi në moshën 25-vjeçare. Por lidhja e saj me Shqipërinë duket se është më e madhe. Aktorja e Hollivudit, Eliza Dushku, prej kohësh është bërë një imazh i vendit tonë në botë dhe një krenari e shqiptarëve. Në një intervistë dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, aktorja rrëfen historinë e origjinës së saj shqiptare dhe lidhjet me Shqipërinë. Dushku flet për dokumentarin e realizuar në Shqipëri dhe emocionet e njohjes së vendit të të parëve të saj. Mirë se vini në studion e “Opinion”-it. Është kënaqësia ime t’ju kem këtu. Faleminderit shumë. Jam dakord për çdo gjë çdo gjë që ju thatë. Jeni përmirësuar akoma më shumë në gjuhen shqipe në krahasim me herën e parë që keni qenë këtu në Shqipëri. Faleminderit. Po, paksa. Kjo është vizita juaj e tretë në Shqipëri? Në fakt, ës