Posts

Showing posts from July 2, 2012

Thërrmija e Zotit” dhe sfida e madhe e shkences

Image
Shkencëtarët në qendrën kërkimore CERN pritet të shpallin se kanë zbuluar ‘Thërrmijën e Zotit’. E njohur edhe me emrin thërrmija Higgs, kjo pjesëz besohej se ekzistonte, por ishte e pakapshme. Pesë fizikanë shumë të njohur pritet të dalin në një konferencë për shtyp të mërkurën, çka ka rritur spekulimet se ata do konfirmojnë zbulimin e kësaj thërrmije. Shkencëtarët pritet të konfirmojnë se janë 99.99 për qind të bindur se e kanë gjetur thërrmijën. Mes të ftuarve në konferencë do jetë edhe vetë Peter Higgs, profesori britanik, emrin e të cilit mban kjo thërrmijë. Thërrmija Higgs shihet gjerësisht edhe si çelësi për të kuptuar universin. Shkencëtarët thonë se ajo u jep masë grimcave që përbëjnë atomin. Pa pasur masë, këto thërrmija thjesht do silleshin vërdallë në univers me shpejtësinë e dritës, pa qenë në gjendje që të bashkohen për të formuar atomet, që përbëjnë gjithçka në univers, nga planetët, deri te njerëzit. Përshpejtuesi Tevatron i Laboratorit Kombëtar të Fermit