Princi William trashëgon pasurinë e Dianës
Në 30 vjetorin e lindjes, Princi William trashëgoi rreth 10 milionë sterlina nga pasuria e nënës së tij të ndjerë, princeshës Diana. Princesha e Uellsit humbi jetën gjatë një aksidenti në vitin 1997. Ajo kishte një pasuri prej 16 milionë eurosh, një shumë që ka arritur deri në 20 milionë, për shkak të investimeve ndër vite. Në testamentin e saj, ajo kishte përcaktuar që djemtë e saj William dhe Harry të trashëgonin pasurinë në moshën 30-vjeçare. Mediat angleze kanë shkruar se princi William do t’i shpenzojë paratë për blerjen e një shtëpie të re, ku do të jetojë me gruan e tij, Kate, por disa revista rozë e kanë përgënjeshtruar lajmin.