Mira Meksi_Gjuha e së vërtetës
GURI FILOZOFAL Rëndësia e autobiografisë së shkrimtarëve Shkas për këtë shkrim u bë botimi i paradokohe i autobiografisë së Fatos Kongolit, “Iluzione në sirtar”, vepër me vlera për shoqërinë tonë, mendoj, në përpjekjet që shoqëria bën për të njohur vetveten, të kaluarën, dhe nëpërmjet saj, për të kuptuar të tashmen e çdo dite. Përherë jam shprehur për vlerën e madhe që kanë autobiografitë, në rastin tonë ato të shkrimtarëve, për njohjen në përgjithësi; jam shprehur edhe se kjo është një gjini jo fort e lëvruar në tokën tonë, ndonëse kemi në shqip vepra me vlera të spikatura autobiografike si ato të I. Qemalit, E. Bej Vlorës, P. Markos, dy libra të Kadaresë në formën e sprovës, edhe për faktin e thjeshtë se ne shqiptarët jemi mësuar që të themi, të komentojmë, analizojmë apo të nëpërgojim gjithçka nëpër kafenera, apo vesh më vesh, por kur vjen puna për të thënë të vërtetat tona, për të dhënë gjykimin mbi epokën tonë dhe bashkëkohësit tanë publikisht, atëherë kthehemi në pe