Edgar Allan Poe, shpikësit të rrëfimit policesk dhe romaneve të verdhë psikologjikë
Nga Albert Vataj Fytyra, veshja, vështrimi kanë bërë që ai të kthehet në një personazh ideal të misterit që mbështetet gjerësisht edhe prej veprës që la pas. Jeta e këtij burri ishte e turbullt. Edgar Allan Poe jetonte nën ankth të vazhdueshëm. Veprat e reflektojnë më shumë gjendjen e tij shpirtërore. Vuante. Imagjinata e tij ishte komplekse. Romantizmi dhe ndjeshmëria e kanë kthyer në një model që u ndoq menjëherë në Europë; lanë shenjë në atdheun e tij, Amerikë, ku ishin të shumtë ata që e panë si një devijues, trasgresiv deri në tepri, makabër. Mbetet një prej autorëve më të njohur amerikanë, një frymëzues muzikor, një ikonë e "anës së errët" dhe e misterit. Sot 165 vite më parë, në agimin e vagullt të asaj të diele të 7 tetorit 1849, shuhet në spitalin Washington College, Edgar Allan Poe, bie nga froni aspak denjësisht mbreti i trishtë i emocioneve të forta, shpërbëhet së gjalli ngjyresa më e terrtë që një ëndje estetike kishte mbrujtur deri asokohe. Ed