Marie Antoinette, mbretëresha që përfundoi në giojotinë
Nga Albert Vataj Plot 220 vjet më parë, më 16 tetor 1793 u ekzekutua në gijotinë, Marie Antoinette, Mbretëresha e Francës dhe bashkëshortja e Luigjit të XVI. Në prill të vitit 1770, pas martesës së saj me Louis-Auguste, Marie Antoinette mori titullin e Mbretëreshës së Francës, bashkëshorti i saj, Luigji i XVI i Francës, u ngjit në fron pas vdekjes së Luigji të XV, në maj 1774. Pas shtatë viteve të martesës, ajo lindi një vajzë, Marie-Thérèse Charlotte, i parë i katër fëmijëve. Bukuria dhe përsonaliteti që rrezatoi, shumë shpejt do të rrëmbenin admirimin e francezëve. Jo pak prej tyre nuk e ndalën gjuhën e shpenguar, duke e sulmuar personalitetin e saj dhe duke e akuzuar si e shthurur dhe imorale. U akuzua gjithashtu për strehimin dhe mbrojtjen e armiqve të Francës, austriakët, nga e kishte edhe origjinën. Megjithatë ajo shëmbëlleu me imazhin e saj pozitiv, bujarinë dhe kontributet e bamirësisë gjatë kohës së së zezë të urisë. Sakaq Marie Antoinette ishte ngulitur thellë në ad