Albert Vataj: Jo gjithnjë paqja është aq utopike sa të të privojë zotërimin e një arme zjarri për vetmbojtje
Nuk është një truk mediatik. As trill i një mendje të sëmurë dhe shaka gjysëm e vërtetë e një adoleshenti në pikun e veprimtarisë hormonale. Kjo gati të duket si parathënie e një kaosi në proces, logjika e të cilit të shtyn të krijosh rreth vetes dhe familjes, pronës dhe integritetit pasuror një mburojë, të cilën ta garantojnë vetëm armët e zjarrit. Në këtë album me njerëz “të lumtur” që njiherash janë edhe “të armatosur deri në dhëmbë” ajo që shohim turravrap është parapërgatitja për luftë, për tu përballur me një individ, i cili është i vendosur të të marrë gjithçka ke më të shtrenjtë. Ata mbajnë armë dhe shprehija e tyre demostron gadishmërinë që kanë të adaptuar, për ta trajtuar armën jo vetëm si një mjet komunikimi, aftësi bashkëpunimi me keqbërësin, një shkas vetmbrojtjeje, mbi të gjitha armët ngjajnë si lodra. Përnjiher del në përfundimin se jeta duhet të ishte shaka pa kripë. Në fund të fundit njeriu nga të gjitha speciet, si formën më të sofistikuar të impulseve të t