"Bashkimi i Tokës dhe Ujit", piktura e Peter Paul Rubens, një formë dehëse shprehjeje
"Bashkimi i Tokës dhe Ujit" është një dëshmim domethënës i tërësisë shprehëse të krijimtarisë së Peter Paul Rubens, një prej figurave kulmore të barokut flmant. Mitologjia merr jetë në pikturën e tij siç frymon gjithçkaja nën peshën e një dëshirimi të ethshëm për fibracion dhe puls, për trokitje dhe shpërthim. Alegoria e Rubens, merr shkas dëshmues tek çdo tablo siç shpërth en në një oratori dehëse te "Bashkimi i Tokës dhe Ujit". Çdo detaj e kësaj pikture është një domethënie, është një tërësi që formësohet nga mendimi dhe idete që piktori ka përjetësuar në tablo. Asnjë gojim sado i shpenguar që jetë nuk do të mund të fliste me një gjuhë kaq të rrjedhshme, kaq të qartë dhe kaq përshkuese sa vetë kompozimi që mjeshtri i ka bërë këtij momenti mitologjik, këtij caku të ndërmejtëm të botëve. Piktura e tij është një ditiramb koloristik, një shkulmim i forcave të ethshme të një shpirti gatuar me diell. Ai, si askush tjetër me penelatë dhe përfytyrim