Posts

Showing posts from October 11, 2015

Operas e re Oslos, magjia e një sfide arkitekturore

Image
Snøhetta është një grup ndërkombëtar i arkitektëve, arkitektëve të peizazhit, dhe disenjatorëve të interiereve me zyra në Oslo, Norvegji dhe New York City. Firma u themelua në vitin 1989 nga arkitektët Norvegjezë dhe   nga Los Anxhelosi. Ata e quajtën firmën Snøhetta sipas një mali të madh në Norvegji. ­­­­ Qeveria e re ka synuar që Opera House të bëhet një pikë referimi kulturore për Norvegjinë. Ata nisën një konkurs ndërkombëtar dhe ftuan publikun për të shqyrtuar propozimet. Nga 350 aplikime për të marrë pjesë, ata zgjodhën firmën norvegjeze të arkitekturës, Snøhetta. Arkitektë nga Snøhetta propozuan një ndërtesë që do të bëhet një pjesë integrale e qytetit. Lidhur në tokë dhe në det, Opera e re duket se do të ngrihet nga fjordi. Peizazhi i skalitur do të bëhet jo vetëm një teatër për opera dhe balet, por edhe një shesh publik të hapur për vizitorët. Së bashku me Snøhetta, ekipi i projektit përbëhej nga: Teatri Design: Këshilltarët e Teatrit për Projektin Projektuesi

Venecia, një qytetërim që pluskon mbi ujë

Image
Venecia është një vepër arti e pashoqe. Qyteti është i ndërtuar mbi 118 ishuj të vegjel e duket sikur noton mbi ujrat e lagunës duke i dhënë formën e një peizazhit të paharruar, bukuria e të cilit ka frymëzuar Kanaleto, Guardi, Turner dhe piktorë të tjerë: Qyteti tregon vetveten që nga shikimi i parë. Gjithashtu, Laguna e Venecias përmbledh një ndër përqëndrimet më të mëdha të kryeveprave botërore; Nga katedralja e Torcelos deri te Bazilika e Sh. Marisë të Shëndetit, të gjithë shekujt e një Ere të Artë janë të përfaqësuar nga monumente të një bukurie të rrallë: Shën Marku, Pallati Dukal, Shën Zanipolo dhe Shkolla e Shën Markut, Shkolla e Shën Rrokut, Shën Gjergji i Madh e kështu me rradhë. Ndikimi i venecias mbi zhvillimin e akitekturës dhe të arteve monumentale ka qënë shumë  i madh. Në fillim ushtroi një ndikim mbi të gjithë tregjet dhe portet tregtare të Republikës (La Serenissima) të vendosura gjatë brigjeve të Dalmacisë, në Azinë e vogël dhe në Egjypt, në ishujt e detit