Posts

Showing posts from August 11, 2012

Mijëvjeçari i ri, sfidat anarkiste – Michel Foucault

Image
Parathënie e librit të Gilles Deleuze dhe Felix Guattari “Anti Edipi: kapitalizëm dhe skizofreni” Gjatë viteve 1945-1960 (flas për Europën), kishte një farë mënyre korrekte të të menduarit, një farë stili të diskureve politike, një farë etike të intelektualit. Duhet ta kishe grurë me Marksin, të mos i lije ëndrrat të endacakëronin gjer përtej Frojdit dhe ta trajtoje sistemin e shenjave –shenjuesin- me respektin më të madh. Të kësisojta ishin të tri kushtet që e bënin të pranueshëm atë përkushtim të tjetërfartë, i cili është fakti i të shkruarit dhe të shprehurit të një pjese të së vërtetës mbi veten dhe epokën. Pastaj erdhën pesë vite të shkurtër, pasionantë, pesë vite shugurimesh dhe enigmash. Në portat e botës sonë Vietnami dhe, me sa duket, edhe goditja e fillimtë e pushteteve të konstituar. Por çfarë po bënti vaki në brendësi të mureve tanë? Një amalgamë politike revolucionare dhe antishtypëse? Një luftë e zhvilluar mbi dy fronte: shfrytëzimin shoqëror dhe represionin ps

Nga fletorja e leximeve, Novalis

Image
Fragmente Çdo lloj hiri është polen, petëlat janë qielli. Poezia është menjëmend reale absolute. Ja bërthama e filozofisë sime. Sa më poetike, aq më e vërtetë. Përralla është e ngjashme me kanonin e poezisë. Çdo gjë poetike duhet të jetë përrallore. Poeti i përkulet rastit. Kur vdes shpirti, ai bëhet njeri. Kur vdes njeriu, ai shndërrohet në frymë. Vdekja e lirë e Frymës është vdekja e lirë e njeriut. Çfarë i korrespondon lartësisë së ekzistencës njerëzore? Ekzistenca e demonëve apo gjenive, me të cilët trupi është ajo po ajo gjë çka rezulton për ne shpirti. Lulja është simbol i misterit të frymës sonë. Çfarë është më e madhe se jeta? – Është shërbimi ndaj jetës, si shërbimi ndaj dritës. Çfarëdo magjepseje – është eksitim artificial i çmendurisë. Çfarëdo pasioni – është magjepsjeje. Një vashë e bukur nga të gjitha pikëpamjet është një shumë më magjistare nga ç’e pandehim. Ne jemi njëkohësisht brenda dhe jashtë natyrës. E habitshme që sinteza absolute dhe e m

Shqipëritë e Kim Mehmetit

Image
I njohur si një njeri që nuk ka qime në gjuhë, Kim Mehmeti ka nisur të quajë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë në një emër “Shqipëritë tona”, pasi që, sipas tij, problemet mbarëshqiptare janë probleme të cilisdo nga këto tri Shqipëritë. Ai për popullin shqiptar mendon se është një popull që kurrë nuk është ledhatuar nga të tjerët, dhe pikërisht për këtë fakt, shqiptarët kanë harruar ta ledhatojnë edhe vetveten. Dhe tashmë, duke u bazuar në këtë, Kimi ka shpjeguar edhe se si shqiptarët filluan t’i gjasojnë një populli që nuk e çmon të gjallin e vlefshëm që ka pranë, por vetëm heroin e vdekur Zëri: Shqipëritë tona. Ky është një emërtim i juaji për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Na bën të ndihemi më shqiptarë nëse rrumbullakohemi nën këtë emërtim? Kim Mehmeti: Kjo duhet të na bëjë më të vetëdijshëm. Përkatësia etnike nuk është ndjesi, por mendësi e vetëtëdije për atë që je dhe asaj që i takon. E ne duhet të jetojmë me vetëdijen se edhe kur jetojmë në më shumë “shtëpi”, d

Libri, Lexuesi dhe Media në mes

Image
Nga Monika Shoshori Stafa   “Grindja” midis autorëve, botuesve, kritikës letrare dhe mediave të printuara e të numerizuara, nuk është e re. Nuk mbahet mend qoftë dhe një rast i vetëm që të jetë pranuar prej njërës prej palëve përgjegjësia për gjithçka joserioze që ndodh në procesin e ndërlikuar të komunikimit prej letërsisë te lexuesi, me disa ndërmjetësi tashmë të përmendura mes tyre. Shkrimtarët thonë se veprat e tyre janë të denja, janë botuar në këtë gjuhë e atë gjuhë, kanë marrë këtë çmim e atë çmim. Tani autorët e kanë fare të kollajtë të vetëpromovohen. Cilëndo “shtëpi virtuale” të rrjetit të numërizuar “fb” ose “twitter” të hapësh, qoftë dhe me një zgjedhje krejt rastësore, do të vëresh kopertina librash një pas një, dhe doemos pyetje “në cilën librari mund ta gjejmë”, pyetje që, pavarësisht prej përgjigjes, autorin e saj nuk e çon te libraria. Në një farë mënyre, autorët që mbushin letërsinë nuk kanë kujt t’i ankohen, sepse “gazetën e vet dixhitale” e kanë, aty m