Posts

Showing posts from October 6, 2012

“Talianka” i Gashit, roman modern me teknika postmoderne

Image
  “Talianka” është romani i parë i Agron Y. Gashit (1977), autor që deri më tani njihet me shkrime kritike dhe në radhë të parë me studimin “Autopoetika”, në të cilin kërkohen format autobiografike shqipe, si një lloj poetike autobiografike. Te kjo vepër Gashi ka analizuar vepra të zhanrit të autobiografisë dhe vepra të farës së letërsisë personale. Ai autobiografinë e vlerëson një prej zhanreve të rralla në letërsinë shqipe dhe duke konstatuar që nuk është bërë ndonjë studim përmbledhës dhe i plotë për këtë farë të literaturës, kritiku i rreket kësaj pune dhe kërkon format autobiografike te autorë si: De Rada, Konica, Noli e deri te Zef Pllumi. Ndërsa me romanin “Talianka” Agron Y. Gashi e krijon një vepër në themel autobiografik, në të cilën autobiografia rrëfehet bashkë me biografinë e tjerëve. Ai e përdor historinë e tjetrit për ta rrëfyer biografinë e vet. Teksti është ndërtuar si një kolazh, nga diskurse të ndryshme dhe me tekste nga historia tregimtare shqipe dhe

Poezia e dashurisë, e vjetër 4000 mijë vjet

Image
Një artefakt arkeologjik i zbuluar së voni, në madhësinë e një iPhone, është një poemë, por jo një poemë e zakonshme. Ajo është poema më e lashtë e shkruar ndonjëherë për dashurinë. Mendohet të jetë e vjetër 4000 mijë vjet, siç njoftoj Nju Jork Times. Kjo poemë është shkruar në qytetin që lulëzoi katërmijë vjet më parë. Arkeologët thonë se ajo është zbuluar në Nippur të Iranit. Po këta studiues thonë se qyteti antik njihet për liberalizmin seksual-erotik, dhe se Mbretëria sumere, civilizimit të cilit i takon edhe ky artefakt njihet si mbretëri seksualisht liberale. Tempulli i mbretit dhe fortesa e tij ishin vendosur rreth 600 kilometra në jug të Bagdadit gjatë Epokës së Bronzit. Gjatë viteve, arkeologët kanë kthyer deri mijëra rrasa guri me tekstet e lashta. Një nga këto tableta është referuar si "numër 2461", që përfshin një poemë dashurie të hollë.Poema erotike u recitua nga nuset vjetore të Mbretit Shu-Sin (rreth 4000 p.e.s).

Shqipëria, kjo mrekulli natyrore me këta njerëz kaq... pisa

Image
Eduard Lear nuk është se ka ndonjë emër legjendë në historinë e pikturës në botën e artit britanik. Por është një artist i mirë i peizazhit dhe i përshkrimeve të udhëtimit. Eduard Lear në rrugën e tij për në Lindje qëndroi shumë në Ballkan dhe jo vetëm kaq, por na ka lënë mrekulli përshkrimi dhe një pasqyrë të episodeve të prapambetjes sonë të madhe të shekullit të XIX. Kujtojmë se në atë shekull referencat e studiuesve tanë shkruajnë për një lulëzim të Shqipërisë dhe sesi shumë nga qytetet po bënin tregti fitimprurëse në të katër anëtar e Evropës dhe pak më gjerë. Megjithatë niveli në masë social-ekonomik i popullsisë është katastrofal. Sëmundjet, mungesa e kulturës, padija, mungesa e higjienës janë gati proverbiale. Tregon sesi trajtohen gratë si kafshë barre në Himarë, padijen e thellë ngado ku shkon, pisllëkun dhe mënyrën gati primitive të jetesës. Edhe me këtë përshkrim, për fat Eduard Lear nuk e nxin peizazhin shpirtëror të shqiptarëve. Duhet thënë se peizazhi natyror

Eduard Lir, britaniku që hodhi në telajo mrekullinë e natyrës shqiptare

Image
Eduard Lear lindi më 12 maj 1812 – 29 janar 1888, në Highgate Londër dhe ishte fëmija e 20-të i një agjenti burse, vdiq në San Remo, ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe. I refuzuar nga e ëma, ai u rrit nga motra e vet Ann, që ishte 21 vjet më e madhe. Ai vuante nga epilepsia, të cilën Lir e quante “Djalli” dhe, që 6 vjeç, ishte i prirë për ndryshime të befta humori si dhe periudha depresioni që i quante “të frikshme”. I edukuar nga motrat Ann dhe Sara, dha shenja për prirje artistike që në moshë të re. Për shkak të dështimit të të atit në karrierë dhe pamundësisë së këtij për të mbajtur familjen Lir u detyrua të fitonte mjetet e jetesës që nga mesi i vitit 1820. Në 1848, Lir-i nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij mori një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes zonave të perandorisë që konsideroheshin “të egra”. Duke marrë rrugën përmes Sela