Thethi, e mundshmja ëmbëlake e nji bukurie të çashtër
Nga Albert Vataj Rrugës duke ngjitur përmes një shtegu gjarpërues, shfaqet e përnjëherë struket përmbas shpinës së malit, një pamje që të magjeps me mistikën e vet. Në këtë përpjete që shigjeton përmes shtegut që ka arritur të çajë shpatullat shkëmbore të malit, është e pamundur mos me e pranu një gjendje hutimi që të pushton, një trandje që të përkund si gjethe. Notimi nëpër re i shpatit, rreket me ngjasu me një udhëtimi në ëndërr. Makina gulçon si një shtazë e plagosur, ndërsa ngjitet përpjetes që lakon nëpër kthesa të befta. Rendim me ëndjen e shastisjes me përla gjithçka panorama e thekshme e këtyre maleve ngulmon të tregojë në epjen e vet shitane përnga qielli. Majëmalesh të formëzum përmes një procesi të kahershëm e të pandalshëm eroziv, nguten me shpërfaq atë që me kujdesin e paepur ka mundu me sendërtu koha, në përleshjen e vet epike me shiun, borën, akullin dhe erën. Na rendim për me mbërri, me beh në kraharorin e këtij manifestimi, e çajmë përmes reve dhe dehjes që të