Posts

Showing posts from October 4, 2013

Kadare, i preferuari i shkrimtarëve dhe i kritikëve për Nobelin

Image
Nga Javier Garcia* Ngjante si një shaka. Vitin e kaluar, shkrimtari kinez Mo Yan mori Çmimin Nobel për letërsinë dhe shitësit e librave mblodhën supet. MoYan, kush është ky? Dekadën e fundit, Çmimi Nobel në vitin 2010 për Mario Vargas Llosa-n ishte ai më i afërti për një vepër të njohur. J. M. Le Clezio (Nobel 2008), Herta Muller (2009) dhe Tomas Transtromer (2011) ishin emra të vështirë për t’u shqiptuar dhe librat e tyre të vështirë për t’u gjetur. Pas marrjes së çmimit, veprat e tyre filluan të botoheshin dhe, të paktën, u kuptua se Çmimi Nobel ka një efekt komercial: ndihmon që laureatët e tij të shiten. Por përtej kësaj, Çmimi Nobel, që është ndoshta çmimi më i madh në botën e letërsisë, çmim që është dhënë duke filluar nga viti 1901 nga Akademia Suedeze, e ka humbur njëfarësoj relevancën e vet. Kritikat përsëriten para zgjedhjes së laureatit të ri, i cili do të shpallet javën që vjen, sipas traditës së dhënies së lajmit nga Stokholmi të enjten e dytë të tetorit. Faktori

Rekordet e Çmimit Nobel

Image
Së shpejti do të ndahen çmimet Nobel në shumë kategori. Por si erdhi deri te ky çmim? Cilat janë rekordet dhe kush ka fituar më së shumti në 112 vitet e kaluara? Familjarët e Alfred Nobelit ishin të mllefosur shumë me vendimin e tij në testament që pas vdekjes e tërë pasuria e tij të shkonte në një fond bamirës. Ata e kundërshtuan testamentin edhe me gjyq. Ndaj çmimi i parë Nobel u nda në vitin 1901 - pesë vjet pas vdekjes së Alfred Nobelit. Prej atëherë kanë ndodhur shumë gjëra... Çmimi Nobel i akordohet një të vdekuri Për çmimin Nobel mund të kandidojnë vetëm të gjallët. Por mbajtësja e çmimit Nobel për paqe Dag Hammarskjöld në vitin 1961 dhe ai i çmimit Nobel për letërsi Erik Axel Karlfeldt (1931), janë nderuar pas vdekjes, pasi që kanë vdekur në periudhën mes nominimit dhe bërjes publike të vendimit. Prej vitit 1974 as kjo më nuk lejohet. Më 2011 çmimi Nobel megjithatë i është dhënë një të vdekuri. Kur Komiteti bëri publik vendimin që Ralph Steinman t'i jepet çmimi

ANNA E TË GJITHËVE

Image
Nga Ismail Kadare Në Shqipëri, ashtu si në të gjitha trevat e ish-perandorisë komuniste, stinë pas stine e vit pas viti po mbërrijnë poetët e vonuar. Nga një shtet te tjetri, nga një gjuhë te tjetra, së shumti brenda përbrenda vendit e gjuhës së tyre, dalin në dritë shkrimtarët e ndaluar, ata që munguan aq gjatë e aq mundimshëm në jetën tonë. Qëllon që shfaqen së pari në vendin e vet e pastaj shtegtojnë te të tjerët, por ka nga ata që, të mbijetuar nëpër mërgime, mbërrijnë më në fund në atdhe. Me këtë botim, dhe falë përkthimit mjeshtëror të Aurel Plasarit, na vjen këtë herë një mysafire e rrallë, një zonjë e madhe e poezisë, Anna Ahmatova. Anna Ahmatova, Osip Mandelshtami, Marina Cvetajeva dhe Boris Pasternaku përbëjnë një “katërshe të veçantë”, siç e ka quajtur ajo vetë në bisedat e saj. Unazë prej katër perlash, secila prej të cilave rrezellinte edhe dritë edhe përzitje, ajo ka hyrë në fundnajën e artë të poezisë ruse të shekullit që porsa shkoi. Përpara se të njihni