Posts

Showing posts from March 19, 2014

Seda, Betlehemi biblik i budizmit tibetian

Image
Gjithçka rrok shikimi i fokusimit të fotografit është befasuese. Kjo panoramë ngjet me tubimet biblike të besimtarëve që ndiqnin udhën Birit të Zotit. Përfytyrim i një Betlehemi epik. Në mes të këtyre shtëpive të thjeshta të kuqe qëndron një pikë e nxehtë intelektuale, Manastiri, shkolla më e madhe në botë për budizmit tibetian. Imazhet mahnitëse janë fiksuar nga fotografi George Doupas, i cili vizitoi Seda-nin tibetian, që ndodhet në Sichuanin perëndimorë të Kinës. E gjithe kjo përpjekje për të kapur pamje të kësaj zone të pazakontë me popullsi të dendur. Fotografi i lindur në Athinë dhe me banim në Pekin, është goditur nga kjo panoramë befasuese. Ai ka thënë se: "Shkolla për budizmit tibetian në Seda është unike. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ky është një vend me të vërtetë e mahnitshme", ka shtuar ai. Duke vazhduar rrëfimin e tij ai ka thënë: "Numri i shtëpive atje tregon se sa shumë njerëz janë të tërhequr për të jetuar dhe shkollua në këtë

Mesmarsi vagëllues në plazhin e Shëngjinit

Image
Nga Albërt Vataj Bujaria e një dimri në të ikur dhe një pranverë në prag, domosdo që meritojnë një përkujdesje të tjetërllojtë, atë të kandës për me e jetu tançka rrok me flakërimin e vet ngazëllyes dielli i mesmarsit. Ngarkue me një mall të parrëfyem, me një andë të ngasun prej pasionesh dalldisëse të përjetimit, turravrapëm me e vendos plazhin e Shëngjinit në kryeradhën e destinacionit të kalimit të fundjavës. Një e diel larg poterës, rrapëllimës së jetës intensive të kryeqytetit, mund të ishte ky destinacion, kjo përkëdhëli bregdetare, më e mira prej krejtçka ofron kjo mori mundësishë të sajdisura me bollek rretheqark. Lamë Tiranën, ndërsa dita e qytetit kridhej nën ritmin e zakonshëm të një të diele rutinore, një pale që i ngjishet prookupive të mbijetesës dhe tjetrës që ikën në kërkim të një vendi pajtues, jashtë mureve të larta të kësaj fortese gumëzhitëse. Pas një ore mbërritëm në Shëngjin. Ishte befasuese ajo qetësi e një qyteze bregdetare në një ditë rre