Posts

Showing posts from January 13, 2013

Në vitin 2013 nuk duhet t’i besojmë injorancës së kultivuar të ekspertëve

Image
Edgar Morin Fatkeqësisht, udhëheqësit tanë e kanë humbur kontrollin e gjërave: ata janë të paaftë të japin një diagnozë të saktë për situatën dhe sidownload (13) rrjedhim, të paaftë për të gjetur zgjidhje konkrete për problemet. Gjithçka po ndodh sikur një oligarki, e vogël e interesuar vetëm për të ardhmen e saj të afërt, ka marrë në dorë të gjitha komandat» (Manifesti Roosvelt, 2012) Një diagnozë e saktë kërkon një mendim, të aftë të mbledhë dhe organizojë informacionet dhe dijet e njohura, por që janë të copëzuara dhe të shpërndara. Një mendim i tillë duhet të jetë i vetëdijshëm për gabimin e nën vlerësimit të gabimit. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për iluzionin e nën vlerësimit të iluzionit. Gabimi dhe iluzioni i kanë çuar udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të fatit të Francës në katastrofën e vitit 1940; gabimi dhe iluzioni e bënë Stalinin t’i besonte Hitlerit që për pak shkatërroi Bashkimin Sovjetik. E gjithë e kaluara jonë, edhe ajo e afërt, gëlojnë nga gabimet

Inida Gjata (Zhaku): “Trimnika”, një libër ndryshe

Image
Inida Gjata, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Zhaku, javën e parë të këtij viti ka nisur të botojë një seri librash, të cilët në total do të jenë 12. Një për çdo muaj të ri. Ajo që ka rrotulluar gjithë vëmendjen e medias rreth saj është fakti se ajo ka guxuar të nxjerrë shumë biseda private me artistë e personazhe të tjerë të njohur, të cilët janë identifikuar, siç ka qenë Dr. Flori, Flor Mumajesi, Shkendije Mujaj e shumë të tjerë. Gjithçka ka marrë shtysë nga shou i fundit ku Zhaku ishte e ftuar, pikërisht te Vip Shpija. Gjithçka rreth librit dhe të rejave që   ajo do të shkruajë në këtë, seri Zhaku i tregon në këtë intervistë. Zhaku, ke “tronditur” botën e shou bizit shqiptar këtë fillim viti me librin tënd Trimnika. Çfarë të shtyu të shkruaje kaq vrullshëm? Në fakt, libri TRIMNIKA duhet të trondisë edhe shoqërinë shqiptare edhe politikën edhe mediat. Është një roman që vjen te lexuesi shqiptar, enkas për të shfaqur realitetin në të cilin rrojmë prej dhjetëra