Poezi, ti që shenjtëron shpirtrat e dlirë
Sot më 21 mars, Dita Ndërkombëtare e poezisë Nga Albërt Vataj Atje ku s'ka asgjë, ai krijon, ajo lind. Bzan, ku heshtja rrënjëzon një gjëndje të amullt, të trishtë, të ndërkryme. Ma t'thuktit za, ndigju faqe kësaj toke, ia nep. Hesht me vetminë, nën qiparis, përmbi krrakamë korbash e natash që terri i ther. Frymën përgjon teksa në ty, gjimon nji za, që heshtjen vret. Këndon krejkund muzika zë fill, në fëshfërimën hollake të gjetheve, në rrapëllimën e zemëratës së reve, në puhizën e lehtë të pendëve të një zogu, në fërgëllimin e kurmit të një pasioni, në britmën rrënqethëse të një nëne, në hapin e ndrojtur të një ikanaku nëpër terr. Ti je aty, ku të tjerët nuk të shohin, nuk të ndjejnë, s'të prekim dot, e megjithatë, ledhatare beh me fjalën tande të purpurtë, shkundullitëse je me virrmën që ngjeth, ngasëse me t'amëltat tinguj që flakëron, ti poezi. Jë gjithçka në azgjënë e trajtës. Je ajri kur frymëmerr një kraharor që zbohet prej buçimave të thekshme. Je q