Jeronim De Rada, poeti i kumbimeve profetike
Nga Albert Vataj Jeronim De Rada ishte poeti i kumbimeve profetike brenda panteonittë letërsisë botërore, shqipkumtuesi i zëshëm i vlerave evropiane, dritëlëshuesi mbi terrin e kahershëm të kumteve shpirtërore të arbrit. Pak ditë të shkuara kaluam një kremte të shënuar për letërsinë shqiptare, për arbëreshët dhe gjithçfarë ka skalitur në historinë tonë periudha e Rilindjes, përfaqësues i së cilës ai mbetet më i spikaturi. Ishte 200-vjetori i lindjes së Jeronim de Radës (Girolamo de Rada), poeti, publicisti, folkloristi, filologu dhe mësuesi, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Ai lindi më 19 nëntor 1814 dhe vdiq më 1903. "Mësues i Popullit" jetoi dhe kontribuoi kësisoj . Rrugëtimi i gjatë iveprimtarsë së tij të paepur pikënisi në vitin 1834, asokohe kur De Rada ndodhej në Napoli me studime. Më 1848, nxori të parën gazetë shqiptare, të titulluar "L'Albanese d'Italia". Kjo gazetë u bë tribun i mendimit dhe pikëpamjeve të tij për