Posts

Showing posts from July 7, 2012

Kujtim Shehu: Jeta ime, 17 vite mes muzikës dhe matematikës

Image
 Izaura Ndoj Pasioni për muzikën e ka bërë të jetë një ndër zërat më të bukur të muzikës popullore qytetare. Ky është këngëtari i muzikës popullore Kujtim Shehu, i cili në një intervistë për “Summer Time” rrëfen fillimet e tij drejt muzikës, karrierën artistike, punën me gjimnazistët si profesor matematike, si dhe projektet në vazhdim. Albumi i fundit që ka nxjerr në treg profesori i matematikës ka qenë “Ka dalë qejfi ashiqare”. “Kam nxjerrë gjithsej tri albume, ku me albumin e fundit pata shumë sukses falë bashkëpunimit me kompozitorin Adrian Hila, dhe sidomos me këngën ‘Gocë tirone’, e cila edhe tani këndohet shumë nëpër karaoke. Ndërkohë, këtë verë po përgatitem për një album të ri në bashkëpunim me kantautorin Sajmir Çili, album për të cilin do të më kërkohet shumë punë”, - tregon Kujtimi Shehu. Ndërsa, lidhur me fillimet e karrierës së tij, zëri i muzikës popullore shprehet se, “Fillimet e mia kanë qenë me muzikën e lehtë. Ajo ka qenë dëshira ime. Në fillim më ka pë

Enada Hoxha: Të qenit koreograf, sfida më e vështirë për mua dhe Gerdin

Image
Izaura Ndoj Edhe pse fati është treguar shumë bujar me primabalerinën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Enada Hoxha, ajo asnjë ditë nuk resht së punuari për të sjellë në çdo shfaqje elementë të rinj si balerinë dhe koreografe. Në një intervistë për “Summer Time”, Enada Hoxha rrëfen mungesën e Prof. Agron Aliajt, dashurinë për baletin, punët e saj më të veçanta së bashku me partnerin e saj në skenë dhe jetë, si dhe projektet që do ta rikthejnë në shtator në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. “Mua dhe Gerdit na mungon jo vetëm puna me të, por mbi të gjitha prezenca e tij. Pasioni që kishte për punën, për jetën, të bukurën. Më mungon prekja e tij kur krijonte me ne, këshilla në prova dhe përpara shfaqjes dhe shprehja e tij: “Dil në skenë dhe shkëlqe!” – këto janë fjalët që Enada, me lot në sy na tregon për mungesën e punës së Prof. Agron Aliajt. Enda Hoxha është balerina e Parë e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe aktualisht është balerina më e mirë e Shqipërisë.

Monika Lubonja: Pasarela, pengu i adoleshencës sime

Image
Ilda Lumani Jo të gjithë mund t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre. Monika Lubonja ia ka arritur e madje ka vënë në jetë një peng të adoleshencës së saj. Pikërisht të sfilonte në një pasarelë të vërtetë. Rasti e solli këtë të enjte në sfilatën e Tatjana Isait. Ka kënaqur veten dhe ka marrë emocione krejt të ndryshme nga ato të skenës së teatrit, të cilat na i rrëfen në këtë intervistë mjaft interesante për suplementin “Summer Pages”, ku në fakt do të zënë vend jo pak tematika. Pikërisht emisioni “Gra të lira” dhe vetë liria e femrave në Shqipëri do të jenë pjesë e kësaj bisede, ashtu sikundër edhe një iniciativë e Qendrës “Art Blu”, (që Monika drejton) në mbështetje të fëmijëve të sëmurë me kancer, në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave. Shfaqje e vlerësuar me çmim dhe që do të ketë një tur në qytetet bregdetare së shpejti. Për të gjitha këto, Monika rrëfehet... dhe rrëfehet gjatë. Prandaj, të gjithë ju që jeni nën çadrat në plazh mos e humbisni këtë intervistë mjaft interes

Renisi: Gati kënga me Sandër Gjokën

Image
Lideri i grupit të njohur “Burn” flet për karrierën artistike dhe suksesin e tij të fundit me “Njerëzve që takoj çdo ditë” Ilda Lumani “Burn” është padyshim një nga grupet më të mirë të muzikës shqiptare. Çdo këngë e tyre është vlerësuar me çmime në Festivale dhe çdo klip është kthyer në një superhit. Kjo falë muzikës së tyre të vërtetë, e mbi të gjitha zërit unik të liderit të grupit, Renis Gjoka. Të suksesshëm në koncertet “live”, ata i kanë shtuar repertorit të tyre këngën “Njerëzve që takoj çdo ditë”, me të cilën u vlerësuan me çmimin “Best grup” në “Top Fest”, dhe që e kanë shoqëruar edhe me një klip, që është mirëpritur nga audienca. Sot, në këtë intervistë për suplementin “Summer Time”, Renisi flet për benifitet që kanë marrë ata nga muzika, shkallët të cilat kanë ngjitur për të arritur këtu dhe ndërkaq zbulon lajmin e shumëpritur nga fansat: “Gati një këngë me Sandër Gjokën (xhaxhanë e tij). Për më tepër le të mësojmë më poshtë…  Renis, sapo keni nx