Posts

Showing posts from November 12, 2012

Pietro Marubbi, zanafilla e fotografisë shqiptare e asaj ballkanase

Image
U lind në Piaçenca të Italisë më 1834. I talentuar në shumë fusha, dhuntitë e tij i kultivoi   në vendlindje. Përveçse   arkitekt, piktor e skulptor, u shqua sidomos në artin e fotografisë.   Është fotografi i parë në Shqipëri e në Ballkan. Duke përjetuar nacionalizmin italian dhe lëvizjet maciniane e ato garibaldine, u gjend i përfshirë   në vrasjen e kontit të Piaçencës, (asokohe qyteti qeverisej nga austriakët), për të cilët lëvizjet garibaldine ishin një halë në sy. Këto rrethana politike e detyruan të zhvendosej drejt Ballkanit. Nga Korfuzi, Vlora, kaloi në Shkodër, sepse atje “ka katolikë” (sipas këshillës së konsullit italian në Vlorë). Qyteti që atëherë, bashkë me Janinën, ishin qendrat më të mëdha të kulturës në trevat shqiptare. Më 1856 mbërriti në Shkodër, ku gjeti strehë, duke u shpëtuar përndjekësve të tij. Falë ndikimeve e rrethanave,   filloi punën si fotograf. Në të njëjtin vit hapi atelier-in (frëngjisht, dhomë pune e artistit) e parë fotografik “Studio M

A është libër liturgjik kishtar “Meshari” i Buzukut?

Image
Nga Dr. Don Nikë Ukgjini * Në të kaluarën e afërt, nga studiues të ndryshëm u bënë përpjekje të mëdha për të hedhur dritë mbi Mesharin në fusha të ndryshme si, gjuhësia, letërsia, historia etj, duke lënë pasdore anën esenciale të tij se, a ishte “Meshari” libër liturgjik kishtar, apo jo? Ç`është e vërteta, për këtë lëndë në fillim të viteve ‘30, albanologu frëng Mario Rok (Roques) si dhe me vonë prof. Çabej, Injac Zamputi etj, kishinë afruar rreth kësaj çështje diçka por, pastaj çështja mbeti pa u thelluar dhe e pa avancuar. Për ta bërë përsaktësimin e këtij libri deri tani të parë në gjuhën shqipe, sa ishte dhe a ishte libër liturgjik kishtar, duhet të bëhet një analizë sintetizuese e kushteve kishtare, (pa hyrë në ato politike) të kohës së Buzukut! Rrethanat e kohës Bota perëndimore e shek. XV dhe XVI nga trazirat e brendshme që kishte, të shkaktuara nga zgjimi i ideologjive të reja dhe përpjekjeve për t’i përcaktuar kufinjtë mbetërorë në nivele kombëtare, nuk ishte

Joni Shanaj: “Pharmakon”, sfida shqiptare drejt botës “Oscar”

Image
“Pharmakon” do të jetë filmi që do të prezantojë Shqipërinë në çmimet “Oskar”. Filmi, i realizuar nga regjisori i ri Joni Shanaj, ka qenë i vetmi që përmbushte kriteret. Përveç garës “Oscar” filmi “Pharmakon” u vlerësua në edicionin e 13-të të Filmit Shqiptar me Çmimin special të Jurisë. Në një intervistë për “Koha Jonë” regjisori i ri i skenës shqiptare Joni Shanaj, rrëfen arritjet e filmit “Pharmakon” që nga premiera e tij në Tiranë, sfidë e tij si regjisor por edhe si përfaqësues i Shqipërisë në garën “Oscar”, luftën e brezave si dhe projektet në vazhdim. Ashtu si çdo vit bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike ka marrë vendimin, që këtë radhë ka qenë tërësisht i lehtë. Pjesëmarrja në “Oskar”, përveç faktit që produksioni duhet të jetë shqiptar në tërësinë e elementeve, ka edhe si kriter shfaqjen e filmit në kinema nga tetori i vitit 2011 deri në shtator të këtij viti. Në këtë hark kohor, filmi “Pharmakon” i Joni Shanajt ka qenë i vetmi që i është prezantuar publikut. “Phar