Posts

Showing posts from February 22, 2013

Eva Alikaj: Ambicia ime artistike jashtë Shqipërisë, suksesi i djalit tim

Image
E qeshur dhe plot nostalgji për çdo gjë në Shqipëri, aktorja Eva Alikaj rrëfen për suplementin “Koha Tjetër”, rikthimin e saj në skenën shqiptare si prezantuese e stinës koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH-së, lidhjen e saj me djalin Xhino dhe muzikën simfonike, si dhe rikthimin në një film shqiptar. “Ka qenë në fakt, një dëshirë e kahershme për të prezantuar një koncert ose një festival dhe aq më tepër një koncert të muzikës klasike. Personalisht muzika klasike më tërheq shumë edhe për faktin se djali im është muzikant”, - thekson Eva Alikaj. Kur ishte vetëm 21 vjeç, aktorja Eva Alikaj fitoi kupën si “Aktorja më e mirë” e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar. Edhe në teatër ka një fillim shumë të mirë, me rolin e Xhulietës në tragjedinë “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit. Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësua

Rosela Gjylbegu: Tallavanë e tallin pikërisht ata që e kërcejnë

Image
Karakterizohet nga një talent dhe thjeshtësi e lindur. Në skenë, në punë, në rrugë, me kolegët, publikun… Rosela Gjylbegu mbetet një nga këngëtaret më të dashura dhe origjinale të muzikës së lehtë shqiptare. Viti 2012 ka qenë mjaft i suksesshëm për të dhe jo më pak i mbarë duket se ka nisur edhe 2013. Pas lançimit me klip të këngëve “Formula e dashurisë” (bashkëpunim me Sinan Vlasalliun), “Pafundësi” dhe pjesëmarrjes me “Dëshirë” në Festivalin e fundvitit në RTSH, Gjylbegu premton edhe surprizat e radhës, por siç është edhe natyra e saj… pa u ngutur. Ndiqni intervistën që i dha suplementit “Koha Tjetër” në “Koha Jonë”. Në aspektin profesional, 2012-ta duket se ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për ju. Po muajt e parë të 2013-ës si kanë nisur? Është e vërtetë që 2012 ka qenë një vit i suksesshëm në aspektin profesional. 2013-ta mendoj se, ka nisur qetë dhe me përgatitje të planeve për të sjellë diçka të re e të freskët për publikun. Me çfarë po merreni momentalisht, përveç

Dren Abazi: Më pëlqejnë femrat me karakter të fortë e që kanë respekt për veten

Image
Yllka Selita Ai është jo vetëm kompozitor i këngëve të tij, por edhe i shumë prej kolegëve të tjerë, ky është kantautori Dren Abazi, i cili në një bashkëpunim të tijin të fundit me këngëtaren Ledina Çelo, ka korrur një tjetër sukses në karrierën e tij muzikore. Megjithëse ka edhe një orkestër të tijën me të cilën ka nxjerrë edhe këngë të tjera, duket se Dreni suksesin më të madh, e ka në bashkëpunime me këngëtaret femra, kujtojmë këtu edhe këngën me të cilën u bë shumë i njohur edhe këtu në Shqipëri, “Ti dhe unë”, një duet me këngëtaren e njohur Anjeza Shahini. Në këtë intervistë të dhënë, Dreni tregon si lindi bashkëpunimi me Ledinën dhe çfarë ka vlerësuar ai në këtë bashkëpunim. Ndër të tjera, kantautori tregon se pas një pune të madhe që ka bërë me albumin e tij “Afterparty”, Dreni do të bëjë një pauzë, por për t’u rikthyer me këngë dhe klipe të reja. Ju keni festuar ditëlindjen javën e shkuar. Cila është dhurata më e bukur që morët? Megjithëse jemi në një moshë, q