Posts

Showing posts from July 6, 2015

Puthja është i pari akt komunikimi jetësor

Image
Sot 6 Korrik është Dita Ndërkombëtare e Puthjes, kremtja e një prej akteve më delikate të komunikimit ndjesor, një prej urave më të hyjshme të njerëzores në marrëdhënien dashurore, respektin dhe mirënjohjeje që në ushqejmë me këtë copë të prushtë të kurmit tonë. Puthja është i pari akt komunikimi jetësor, është marrëdhënia fillimore e jetës sonë, me ndjesinë dhe perceptimin. Eshtë e para dhe e vetmja udhë prejnga ne tretemi në universin e gjendjes, këmbejmë lëndën e gjithçkasë sonë të përtëritjes. Ne të gjithë jepemi pas puthjes si pas një nevoje të pashpjegueshme dhe të parezistueshme. Përfshihemi në të si në një magjepsjeje. Na kaplon ajo si një magji duke na yshtur në përcikjen e tulit të buzëve me buzët e diku tjetër, më ballin e një shenjtërimi, me dorën e një finese, më kurmin e një dalldie epshi. Ne puthim dhe ndërsa buzët lëshojmë në puthje kemi nënshkruar sakaq aktin më të hyjshëm njerëzor atë të dashurisë dhe respektit, afrisë dhe bashkëjetesës në një botë të gjithë