Posts

Showing posts from September 26, 2013

Profetët e rremë-Ndue Ukaj

Image
Profetët e rremë Ndue Ukaj Jetojmë në një kohë, kur politika është bërë epidemi e shkatërrimit të idealeve të njeriut tonë. E kjo murtajë, ka depërtuar kudo brenda jetës sonë mendore e intelektuale, me tërë forcën shkatërrimtare në vete, duke e helmuar gjuhën dhe diskursin publik.  Letërsia, si arti ma sublim, në këto rrethana ka mbetur në periferi, edhe pse mjetet që i ka në dispozicion për ta demistifikuar këtë të keqe, janë pakrahasimisht të fuqishme. Për ma tepër, letërsia gëzon një autonomi autentike, që ndihmon në katharsisin e shoqërisë, për çka shoqëria jonë ka nevojë shumë. Këtë atribut dhe fuqi, që nga Aristoteli e këndej, asaj s’ia mohon askush. Prandaj, leximi i poezisë, është në funksion të nevojës për katharsis, sidomos nga profetët e rremë, që na vërsulen si ushejza, duke na premtuar se lumturia është vetëm brenda lëvozhgave të tyre të vockla.  Të flasësh për poezi, në një kohë si kjo e jona, ku ngarendja pas pushtetit pa përfillur asnjë normë mora

Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin

Image
Nga Albert Vataj Poeti, dramaturgu dhe kritiku amerikan Thomas Stearns Eliot mbush plot 125 vjet nga lindja. Gjurmët që la në letërsi janë të njëjta që ai la në botkuptimin e brezit të tij. Vetëm nëpërmjet vetmohimit dhe një pune këmbëngulëse, ai ka mundur t’ia shkul veten përditshmërisë rutinore për ta bashkuar atë më vërshimin uturitës të mendimit dhe kumtit krijues. Thomas Stearns Eliot ka lindur në Misuri, më 26 shtator të vitit 1888. Ka jetuar në St. Louis gjatë 18 viteve të para të jetës së tij. Gjeografia dhe ethet universitare do të zhvendosnin atë në Harvardit. Më 1910 u largua nga Amerika për të shkuar në Sorbornë. Prej atje u vendos në Paris ku qëndroi jo më shumë se 1 vit. U rikthye në Harvard për të ndjekur doktoraturën në filozofi. Gjatë qëndimit në Londër u ndikua shumë nga bashkëkohësi i tij Ezra Pound, i cili i pranoi poezitë e tij dhe arriti t’i botonte në disa revista më 1915. Libri i tij i parë me poema titullohet “Prufrock dhe vëzhgime të tjera”, i ci