Posts

Showing posts from August 27, 2015

Ato çfarë nuk e dinit për babain e psikoanalizës, Zigmund Frojdit

Image
Zigmund Frojd vdiq më 23 shtator të 1939, në Londër. Vdekja e tij erdhi në moshën 83-vjeçare nga një dozë vdekjeprurëse morfine. Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme. Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së tij, mësoni 10 fakte interesante mbi jetën e babait të psikologjisë moderne. 1.Vdekja e tij mund të quhet një vrasje e shtyrë prej vetë atij Në verën e 1939, Frojdi ishte i dobët dhe vuante nga dhimbje të forta të kancerit të gojës. Me 21 shtator të 1939, ai preku dorën e mjekut dhe mikut të tij, Max Schur dhe i kujtoi premtimin e bërë më herët që të mos e torturonte pa qenë nevoja. Ai tha: “Tashmë do të kem vetëm torturë dhe nuk ka asnjë kuptim”. Pasi mori lejen e vajzës së Frojdit, Anës, mjeku i injektoi tre doza të larta morfine. Pas kësaj, ai ra në koma dhe nuk u zgjua më kurrë. 2.Ai pinte duhan vazhdimisht gjë që çoi në 30 operacione kanceri Ai u bë i varur nga pir

Migjeni, britma e thekshme e nji shpirti t'sëmbuem prej ligshtimit

Image
Nga Albert Vataj Migjeni ishte dhe mbeti britma kushtruese që gjëmon në të tashmen e të gjitha kohrave. Anipse ka kalue ma shumë se nji shekull prej kur shkrepi ndër qiejt e mrrylun të atëhershmes, zani që plazmoi në eter si një kushtrim ngjethës kumbon tash e përgjithmonë, kur prej qiellit asht arratis e kaltra e venin e saj e ka xan e bruzta, e thella errësinë e gërmushjes së lëngimit.   Jo të gjithë   munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjinin e visareve, e me u përkund në përjetësi, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e Zotit, atij etern e atij tokësor. Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi I tij I zashëm I brendisë. Megjithë se regjimet nuk reshtën së anatemuari kryeveprën e tij, zanin buçitës të revoltës së tij, ai asht si atmot e tash, po kaq i magj