Kujtimet e Kazanovës, flasin shqip nga Alfred Cako
Botuesi Alfred Cako nuk ndalet në aktivitetin e tij duke sjellë botime, që kanë njohur suksesin në botë dhe tashmë vijnë dhe për lexuesin shqiptar. Me shtëpinë botuese “Hegla's Secret”, edhe këtë sezon nuk do të mungojnë titujt e përzgjedhur me shumë kujdes, që duket se do ta shoqërojnë lexuesin gjatë këtyre muajve. Në libraritë e Tiranës dhe të gjithë vendit, nga shtëpia botuese “Helga’s Secret” vjen “Kujtimet e Kazanovës Volumi 2”, një libër i shkruar nga vetë Giacomo Girolamo Casanova, i cilësuar një libër shumë i rëndësishëm për të njohur shoqërinë perëndimore. “Nuk duam t’i shtojmë gjëkafshë biografisë së Kazanovës, pasi ajo mësohet dora dorës te Kujtimet e tij të shkëlqyera që s’të lejojnë ta lëshosh librin kollaj nga dora, pasi ai të përpin me historinë e jetës së vet, jeta e një gjeniu shumë dimensional, aventurier, guximtar dhe i papërkulshëm për t’u ndalur në sfidat e jetës për sa më shumë kënaqësi dhe mësim nga njohja e saj”, pohon botuesi Alfred Cako mbi libri