Posts

Showing posts from May 27, 2013

Mesdheu si fantazi e përjetshme

Image
Dy ditë me radhë shkrimtarë nga Mesdheu dhe Gjermania evokuan hapësirën mesdhetare jo vetëm si një zonë ku lindi qyterërimi perëndimor por edhe si një burim të përhershëm fantazie për botën e artit, letërsisë e kulturës. Mesdheu si një fantazi e përjetshme! Po t'i hedhësh sytë kësaj njolle blu në hartën e botës, të bie ndërmend vlerësimi i historianit të njohur francez, Fernand Braudel se Mesdheu duket aty "si një e çarë gjigande e tokës, i rrethuar nga shumë vende, kultura dhe gjuhë". Në brigjet e këtij deti historik është zhvilluar në shekuj një mozaik kulturor unikal, shumëgjuhësh dhe i jashtëzakonshëm në pasurinë e tij. Mesdheu - Deti i Bardhë Dy ditë me radhë në fundjavë (10-11.05) Mesdheu mblodhi në Berlin shkrimtarë, publicistë e poetë nga Mesdheu e Gjermania jo thjesht për të eksploruar një hapësirë gjeografike në diskutime e lexime letrare. Shkrimtarët gjermanë, Durs Grünbein, Sybille Lewitscharoff, Mauro Covacich dhe Kenka Lekovich nga Italia, si edh