Peter Paul Rubens, "Homeri" që shkroi "Iliadën" me penelata zjarri
Nga Albert Vataj Në historinë e pikturës Peter Paul Rubens do të mbamendet jo vetëm si një nga piktorët më të jashtëzakonshëm flamand të barokut, penelata flakatare e tablosë, por edhe mishërimi i idilit epik të mitologjisë. Nëse Homeri sendërtoi një monument të letërsisë klasike siç ishte "Iliada", duke ngjizur me nervin, mishin dhe gjakun e së atëhershems, historikën heroike, eposin antik dhe perënditë që na magjepsin, Rubens i jetësoi ato në imazhe, i veshi ato me kurme të fuqishme duke i pavdekësuar këto trille në kujtesën e përgjithmonshme. Ai e shkroi si pakkush tjetër atë faqe të historisë së njerëzimit, me gjithë shkëlqimin dhe të perëndishmen që ngriti në kult mitin. I fundit prej tre piktorëve Flamand dhe krijuesi i stilit barok në veri, Rubensi u shqua në botën e artit si galeria më e bollshme. Sasia e punëve dhe shpejtësia me të cilën ai i kryente pikturat do ta veçojnë atë prej të gjithëve. Plot 1403 tablo me tema të antikitetit, skena gjuetie, të zha