Posts

Showing posts from November 20, 2012

Ibrahim Kodra vjen në Tiranë me “Shqipëria Fantastike”

Image
Në vitin 1938 Shqipëria e ëndrrave të tij ishte larg përkimit me realitetin. Asokohe, si një 20 vjeçar, piktori Ibrahim Kodra shihte diçka që të tjerët nuk e shihnin, shihte një peizazh i cili më vonë u bë emblema kryesore e një të riu që dëshironte ndryshime rrënjësore për Shqipërinë. Gjithçka të menduar në kokën e tij, Kodra e paraqiti në një peizazh shqiptar, pikturë kjo e cila është midis 48 të tjerave që do të jenë pjesë e ekspozitës “Ibrahim Kodra- Shqipëria Fantastike” një retrospektivë kjo në gati 5 mijë vepra që Kodra i famshëm kishte bërë gjatë jetës së tij. Ekspozita në fjalë, e cila do të hapet sot në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës me fillim nga ora 19:00, sjell kryeveprat e Kodrës, vitet e 70-ta dhe kulmin e sukseseve të tij, bursën e marrë nga vetë Ahmet Zogu dhe pikturën e fundit, e bërë disa javë para ndarjes nga jeta. Vetë kuratori i kësaj ekspozite, Rubens Shima, tregon se nevoja për ta sjellë Kodrën në Shqipëri ishte e domosdoshme.“Ai g

Át Vinçenc Prennushi martir i fesë dhe i demokracisë

Image
Prof. Dr. Albert Frashëri Ideja e këtij shkrimi lidhet me qindvjetorin e Pavarësisë së vendit qe, fatmirësisht, na gjen tej periudhës së totalitarizmit komunist, që çensuroi arbitrarisht shumë figura të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare   e të periudhave të tjera historike. Personalisht jam magjepsur nga hiri e madhështia e personaliteteve të shquara që regjimi komunist dhunoi duke dashur të shpërfytyrojë thelbin e ideve te tyre. Ndër ta, nga më të ndriturit, është padyshim Át Vinçenc Prennushi: personalitet i shquar i kulturës dhe i kishës katolike, luftëtar i demokracisë së re që po lindte në Shqipëri në gjysmen e parë të qindvjeçarit të shkuar dhe, për këte, i dënuar me një vdekje në tortura çnjerëzore në burgjet e regjimit të shkuar. Át Vinçenci nuk u mposht e nuk braktisi parimet demokratike që frymëzuan jetën e tij, por i mbrojti ato me çmimin e një jete të vyer. Padrejtësia që iu ba figurave si Fishta, Prennushi, Konica, etj. përbënte një njollë të zezë, të frymëzua

Ideja gjithëkombëtare nga Rexhep Qosja

Image
Kosova e Shqipëria më 1912 dhe Shqipëria e Kosova më 2012. Shqiptarët kudoqofshin ata sot – në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, në Luginë të Preshevës, në Turqi, në Itali, në shtete të tjera të Bashkimit Evropian, në SHBA, në Kanada, në Australi, e shënojnë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë si ngjarjen më të madhe jo vetëm në historinë e saj, por edhe në historinë e tyre. E kuptueshme. Shqipëria shtetërore u ka bërë të mundshme atyre të mbahen në histori e të ruajnë identitetin e përbashkët duke arritur me atë identitet të festojnë 100-vjetorin e saj. Për krijimin e shtetit shqiptar kanë menduar dhe kanë punuar paraardhësit e të gjithë këtyre shqiptarëve, pavarësisht ku jetonin atëherë, në cilat vilajete dhe në cilat ngulime shqiptare. Ideja kombëtare, e krijuar në epokën e madhe të Rilindjes shqiptare, prej fillimeve ishte ide gjithëkombëtare. Ajo ishte përcaktuese programore e mendimeve dhe e veprimeve politike të shqipt