Posts

Showing posts from June 3, 2013

Misteri i Kodrës së Kryqeve, ku besohet se Jezu Krishti bën mrekulli

Image
Kodra e Kryqeve në veri të Lituanisë është një vend pelegrinazhi prej qindra vjetësh. Një vend i mbushur me qindra mijëra kryqe të përmasave dhe dizajneve të ndryshme, kjo kodër konsiderohet nga vendasit si një testament besimi dhe devotshmërie, ku pelegrinët i luten Jezu Krishtit për mrekulli. Tradita e lënies së kryqeve në këtë vend nisi në vitin 1831, kur një kryengritje ndaj carit rus u shtyp me dhunë. Të afërmit e rebelëve të vrarë, duke mos pasur trupat e njerëzve të humbur, filluan të vendosnin kryqe në këtë vend, për të shprehur lutjet e tyre. Kur rusët pushtuan përsëri Lituaninë, gjatë periudhës sovjetike, feja ishte e ndaluar. Kryqet e vendosura në kodër u bën një simbol i rezistencës ndaj regjimit komunist , duke i rezistuar disa   herë shembjes së kodrës me buldozerë nga KGB. Kur kryqet vijuan të vendoseshin fshehurazi nga njerëzit në këtë vend, KGB nisi një fushatë të egër në vend duke ruajtur dhe ndëshkuar njerëzit që i ‘mbillnin’ ato. Në vitin 1991, kur Lit

Humori kundër diktaturave të sotme

Image
Diktatorët nuk janë të njohur për sensin e tyre të humorit, por kjo nuk ndalon komedianët të qeshin me ta edhe pse rrezikojnë burgun. Rezistenca e tyre humoristike po tërheq vëmendie ndërkombëtare. Për komedianin Zarganar nga Myanmar, humori është mburoja dhe arma e tij njëkohësisht. Gjatë kohës së diktaturës në vendin e tij nga viti 1962 deri 2010, ai ishte i persektuar nga autoritet, por publiku nuk rreshti asnjehëherë së adhuruari shakatë e tij. Emri i tij i vërtetë është Maung Thura, por ai zgjodhi emrin artistik Zarganar. "Amerikanët thonë, 'Ne kemi një burrë pa këmbë që ka ngjitur Malin Everst.' Britanikët thonë, 'Ne kemi një burrë pa krahë që kaloi me not Atlantikun. Por burmezët thonë, 'Kjo nuk është asgjë! Ne kishim një lider pa tru që udhëhoqi për 18 vjet!" Për këtë barsaletë Zarganar u dënua me 59 vite burg në vitin 2008, por kjo nuk e ka ndaluar atë të vazhdojë të qeshë dhe të bëjë të tjerët për të qeshur me humorin e tij.  E qeshura re

Angola - Pavioni më i mirë kombëtar në Bienalen e Venecies

Image
Bienalja e Artit në Venecia vazhdon të jetë një nga ekspozitat më të rëndësishme të artit në botë. Fitues të Bienales së 55-të artisti britaniko-gjerman Tino Sehgal dhe pavioni i Angolës Gjermania dhe Franca duan të shprehin dhe të praktikojnë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë mirëkuptimin e popujve, duke këmbyer pavionet e tyre dhe duke i përdorur ato si platformë për artistët nga e gjithë bota. Këmbimi për herë të parë i pavioneve në historinë 118-vjeçare të Bienales bëhet në sfondin historik të 50 vjetorit të traktatit gjermano-francez të Elizesë. Instalacion i artistit kinez Ai Weiwei në Biennale 2013 Të dy vendet duan të dërgojnë një mesazh për komunikimin e gjallë, afërsinë dhe lidhjen në mes të shteteve dhe njerëzve, e argumentoi Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Cornelia Pieper, këtë hap të pazakontë Me karrige prej druri në   Bienalen e artit Kuratorja e punimeve të artit gjerman është Susanne Gaensheimer, drejtore e Muzeut të Artit Modern (MMK) në F

Energji për të gjithë

Image
1,2 miliardë njerëz jetojnë pa energji elektrike. Deri më 2030 situata duhet të ndryshojë. Pa energji elektrike nuk ka shansa as lufta kundër varfërisë. Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara i kanë vënë vetes synime shumë ambicioze: çdo njeri duhet të ketë energji elektrike, ndërsa energjia e ripërtëritshme duhet të dyfishohet. Të gjitha këto qëllime duhet të arrihen deri në vitin 2030. Kjo është e pamundur, në qoftë se vazhdohet si deri tani, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, të prezantuar në Vjenë (më 28.05.2013). Raporte të ngjashme do të ketë çdo vit. Në 20 vitet e fundit është bërë shumë në mbarë botën: 1, 7 miliardë njerëz janë kyçur për herë të parë në rrjetin elektrik. Por njëkohësisht numri i bënorëve në mbarë botën është rritur në 1,6 miliardë. Ndaj Banka Botërore konstaton se tempoja e qajeve duhet të dyfishohet, deri në 2030. Flamuri simbolik i OKB "Vetëm gjërat që mund të maten mund të zbatohen", pohon Rachel Kyte nga Banka Botërore. F

Debat për ksenofobinë në Greqi

Image
Në koalicionin trepartiak grek debatohet aq ashpër, si kurrë më parë. Nuk është politika e kursimeve, që përçan koalicionin, por një ligj kundër racizimit dhe qëndrimi ndaj ksenofobisë në rritje. Vetëm në dymbëdhjetë muajt e fundit në Greqi kanë vdekur tre vetë nga sulmet raciste, më shumë se 150 janë plagosur. Në fillim të majit "të panjohur" sulmuan në një rrugë në Athinë një afgan 14 vjeçar me shishe të thyer, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Vetëm pak ditë më parë në një plantacion grek luleshtrydhesh mbikqyrësit qëlluan me pushkë gjuetie disa punëtorë sezonalë nga Bangladeshi, pasi ata kishin kërkuar pagat e tyre të papaguara. Ndërkohë partia neonaziste "Agimi i Artë", e përfaqësuar në Parlament nga 18 deputetë, po e përforcon praninë e saj. Të mërkurën në mbrëmje (29.05.) radikalë të djathtë ekstremë marshuan për herë të parë me pishtarë në qendrën e Athinës. Po të varej nga ministri i drejtësisë Antonis Roupakiotis, parlamenti grek do të kishte