Me bukë e krypë e zemër në sofrën tropojane
Nga Albert Vataj “Do të jesh të dielën për në Bajram Curri”. Ishte ky mesazhi që kolegu im Mina Hysa më dërgonte në Facebook. “Jemi të ftuar nga presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj në “Sofra Dardane 2014”. Ajo që zanafillon kësisoj në krejt atë që sajdis këtë gosti, ishte një “po” e imja aprovuese. Plot 15 gazetarë dhe operatorë, në agimin e mrylët të kryeqytetit, lëshuam turrin me kah verilindjen e Shqipërisë. Mjeti, Mercedes Benz 18+1 vende i linjës Tiranë-Bajram Curri, u shkul prej parinës së Teatrit “Metropol”, për t‘u lëshuar përpara duke përshkuar rrugët ende të braktisura të kryeqytetit, që kridhej në gjumin e mëngjesit. Kur ende nuk ishim çliruar nga pushteti ngrehaluc i pallateve dhe gërmushjes hijerëndë të mureve të jargitur nga lagështia, mbi xhamin e mjetit që shigjetonte rrugën përpara, behën trokitjet e pikave të shiut. Shërbimi sinoptik, për të dielën e kaplimit pë