Posts

Showing posts from June 12, 2013

Sot 14 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

Mirënjohje dhe përshpirtje në këtë ditë kujtese për të gjithë ata që e vaditën me gjak ëndrrën e lirisë, dalëzotësit e këtij populli martir. Bota edhe sot pas 14 vjetësh vazhdon të ketë në mendje imazhet e shumë qytetarëve kosovarë që u uronin mirëseardhje ushtarëve të KFOR-it. Me lot gëzimi në sy, me brohoritma “NATO, NATO”... I konsideronin shpëtimtarë të tyre.   Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb. Fillimisht numëronin 50,000 ushtarë dhe vinin nga dhjetëra shtete anëtare të NATO-s dhe vendeve aleate. Të parat që kanë zbarkuar kanë qenë njësitet britanike. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Hyrjes së tij i ka paraprirë Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë n

Njeri i nderit - sipas kuptimit mafioz siçilian

Image
Në një kulturë të bazuar tek hakmarrja dhe frika nga mafia, Pino Maniaci rebelon duke e kthyer kokëposhtë këtë kulturë, në mënyrë shumë publike. Ai prodhon një emision televiziv ditor, dedikuar krimeve të mafias. E kupton kur je pranë studiove të Pino Maniaci-t: nuk është eskorta e policisë ushtarake që ka parkuar në mënyrë diskrete aty pranë, është era e tymit të cigareve. Biznesmeni i kthyer në reporter dhe person kyç të televizionit që lufton krimin, pi tre paketa në dikë, "ndonjëherë katër", pranon me nënqeshje. "Unë e dua atdheun tim dhe ky vend ka nevojë për gazetarë misionarë: gazetarë të cilët e konsiderojnë punën një mision të vërtetë", thotë Maniaci, i cili nuk ka pasur përvojë në gazetari para se të niste programin e tij të përditshëm informativ, dyorësh, kundër mafias. "Unë doja të jepja lajme të besueshme, autentike. Kjo do të thotë t'i tregosh gjërat si janë." Në 1999, Maniaci, dikur pronar i një firme të vogël ndërtimesh, bleu një
Image
Pas negociatave të gjata më në fund e drejta e azilit në BE do të reformohet. Kërkesat do të trajtohen më shpejt, rregullat do të njësohen. Organizatat e të drejtave të njeriut dalin me kritika ndaj reformës. 14 vite me radhë negociuan ministrat e Brendshëm të BE-së dhe së fundmi edhe Parlamenti Europian. Tanimë në tavolinën e BE-së ndodhet një tërësi ligjesh të reja e ligjesh të vjetra të ripunuara, të cilat do të përshpejtojnë dhe njësojnë procedurat e azilimit në BE. Në të ardhmen do të vendoset brenda gjashtë muajsh për një kërkesë azili, deri më tani për një gjë të tillë duheshin 24 muaj. Çdo vit bëjnë kërkesë azili rreth 330.000 vetë në BE. E drejta e azilit u njihet vetëm atyre që arrijnë të bindin autoritetet për përndjekje për arsye politike apo fetare. Por me rregullat e reja për herë të parë në BE do t'u njihet e drejta e azilit edhe transvestitëve, homoseksualëve dhe njerëzve që kërcënohen nga gjymtimi seksual. Ata që largohen nga vendlindja për arsye ekonomike