Posts

Showing posts from October 20, 2012

Angjelin Preljocaj: Shqiptari i madh i koreografisë franceze vjen në Tiranë me “Ajo që unë e quaj harresë”

Image
“Nuk e kam mohuar asnjëherë origjinën time shqiptare dhe në disa prej veprave të mia kam përfshirë motive shqiptare”, është shprehur koreografi francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, përmes një videokonference, me rastin e shfaqjes së veprës së tij në Tiranë. Si një nga shqiptarët më të famshëm në botë dhe që nuk e fsheh asnjëherë prejardhjen e tij, koreografi Angjelin Preljocaj do të kishte dashur të bëhej pjesë e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Por e pati të pamundur, agjenda e ngjeshur nuk ia mundësoi t’i kthente një përgjigje pozitive ftesës së ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit. Megjithatë si dhuratë në këtë përvjetor, ai dërgoi një nga krijimet e tij më të reja, një balet me një mesazh shumë të fortë, kundër dhunës dhe për të reflektuar më shumë për vlerën e jetës. Ndërsa premtoi se në rastin më të afërt do të vijë në Shqipëri. Në praninë e ministrit të TKRS-