Filozofi Heidegger dhe nacionalsocializmi
A ka qenë filozofi gjerman një antisemit i bindur? Mendimet e ekspertëve për afërsinë e Heideggerit me nacionalsocializmin janë të ndara. Një vëllim me shënime të tij që publikohet për herë të parë e ka rindezur debatin. Martin Heidegger (1889-1976) vlerësohet si një nga filozofët gjermanë më me influencë të shekullit të 20-të. Por ai ka qenë edhe anëtar i partisë së Hitleriut NSDAP, nga viti 1933 deri 1945. Në fjalën e tij të parë si rektor i Universitetit të Freiburgut, Heidegger kërkon në 1933 një rinovim nga themelet të Universitetit me nacionalsocializmin si forcën përcaktuese dhe lidhje me bashkësinë popullore. Se sa e mbështeste vërtet Heidegger ideologjinë nacionalsocialiste është diçka e polemizuar. A ka ajo lidhje me filozofinë e tij apo donte Heidegger të shfrytëzonte momentin e favorshëm për të realizuar idetë e veta? Publikimi i parë i fletoreve të zeza Prof. Peter Trawny Filozofi Peter Trawny ka ndezur tani diskutimin për angazhimin politik të Heideggeri