Virgjil Muçi: Jeta ime letrare, një vuajtje që nuk di të ndalet
Nga Leonard VEIZI Dashuri në tre kohë. Ndoshta vetëm kështu mund të përkufizohet krejt dukshëm puna e tij krijuese, e cila sot vjen në të paktën tre dimensione. Nëse, akoma më herët gjithçka e perceptuar prej tij ka anuar nga romantizmi idealist, duhet thënë se pak më vonë ai vetë i është larguar atij, për të qenë ndoshta më shumë pragmatist, brenda të njëjtave ujra… …Shkrimtar, përkthyes e kritik… Nuk është aspak e lehtë të lundrosh mes tyre e të jesh gjithmonë mbi sipërfaqe. Por duket se ai ia ka dalë me sukses. Gjatë një interviste, Virgjil Muçi rrëfen pasionin për letërsinë e përkthimin, dashurinë e pakufijshme që ka dhënë për to, por dhe për anën tjetër të tij, atë të kritikës, vëzhgues i imët ndaj gjithçkaje të krijuar prej të tjerëve: Jeni shkrimtar, përkthyes e kritik. Cili është për ju emëruesi i të triave? Emëruesi i përbashkët i të triave është angazhimi qytetar dhe intelektual i një njeriu në shoqërinë ku jeton. Çdonjëra prej tyre përkon me një fazë të