Nga Albert Vataj Studjues i themeltë i heraldikës dhe qëmtues i mprehtë i simboleve kombëtare shqiptare, Jaho Brahaj, rivjen më i plotë në këtë 100-Vjetor të Pavarësisë me "Flamuri i Kombit Shqiptar; Origjina, lashtësia". Studiuesi Jaho Brahaj, pas një pune më se 10-vjeçare, duke hulumtuar në arkiva, në artefakte arkeologjike e objekte etnografike, sjell një këndvështrim interesant dhe më të themeltin e deritashëm të zanafillës së shqiponjës dykrenare, si simbol i identitetit tonë kombëtar. Ky ribotim luksoz, vëllimi i parë i përket vitit 2007, redaktuar Bajram Peçi, është pasuruar me fakte të reja interesante dhe me ilustrime të disa prej flamujve historikë që trashëgojmë sot e kësaj dite. Brahaj e çon zanafillën e shqiponjës dykrenare në shek e VI. p.e.s, duke hedhur poshtë pretendimet që e lidhnin këtë simbol me prejardhjen bizantine. Jaho Brahaj nuk e quan këtë një vëllim të përfunduar, megjithatë, ky është vëllimi i parë që hulumton në përmasa të tilla origji