Mirënjohje për mësuesit, ata që na mëkuen dije dhe dritë
Nga Albert Vataj Nëse prindërve u detyrohemi jetën, mësuesve u kemi borxh amshimin. Janë ata, njerëz të thjeshtë e pa pretendime, shërbëtor të përulur, besimtar të devotshëm e vullnetmirë, të cilët më shumë se sa për detyresë, mësuesisë i'u përkushtuan për pasion. Në çdo 7 mars, ngucem prej një dëshire të zellshme, e yshtem prej një zani që m’përpush prej ndërkohjesh t’largta, atëherë, atëherë kur zvargesha rrëshqan e përgjërues mbas padijes, e nevojes për për me u çu vrik n'kam si shtatore zotnimi. Gjithqysh, qasem sot mish e shpirt, me kumtu mirënjohje teme ma t’përunjur për ata; që duke u kujdes për ditunimin që na dhanë, me toksoren e tyne ngadhënjimtare që na mëkuan, me shenjtnimin e dijes dhe kthjelltsisë, na bekuan me zanin dhe andjen e tyne t'shugurueme ndër krej Zotat. Duke na mëku dije, ata na kungun dritën e shëmbëllimeve të mrekullive. Duke na hov nëpër botë të panjohuna, na krodhën në njasi bukurish që përtërijnë çdo moment ngurimi, e na