Posts

Showing posts from April 19, 2012

Deti nxjerr në breg antikulturën qytetare

Image
Nga Albert Vataj Ishmi nxjerr në breg dëshminë e një krimi ekologjik dhe antikulturën qytetare. Aty ku duhet të të përcjellë syri shëtitësit e parë të bregut të detit, ndërsa sezoni i pushimeve përpëlitet mes mëdyshjes së kushteve atmosferike, të trokasë, një panoramë e trishtë të shpërfaqet para kandës joshëse që përcjell bregdeti në një ditë të bruztë, të trazuar dhe një qiell me re. Si për ironi të fatit, shëtitësit e kësaj joshje romantike, të mbetur në memuare, i zëvendësojnë disa banorë, ndoshta të zonave përreth, të cilët rrëmojnë mes pirgjeve të hedhurinave të bregut, për të gjetur diçka që mund ta konvertojnë në para, apo të rifaktorizohet. Kjo mbartje kushtruese dhe britme ambientalizmi nxjerr zemëratën e vet në Ishëm, fare pranë kryeqendrës, Tiranë, aty ku vegjetojnë me dhjetëra organizata, shoqata, OJF, në programin e të cilëve është higjiena, mbrojtja e natyrës, ekonologjia, ambientalizmi e turli emërtesash, pas të cilave vërshojnë projekte e mijëra euro të